Arrestohen 2 persona të dyshuar për plagosjen e 3-fishtë në Kukës
KUKËS-Arrestohen dy persona si autorë të dyshuar të plagosjes së trefishtë me armë zjarri në Kukës, mesnatën e djeshme. Policia e Kukësit bën të ditur se ka vënë në pranga 30-vjecarin Vladimir Gjupa dhe 20-vjecarin Baftjar Bruka, të dy banues në Tiranë dhe persona me precedentë penalë.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë motiv për ngjarjen, e cila u shënua mesnatën e shkuar në aksin rrugor Kukës-Morinë, në pikën e karburantit të njërit prej personave të mbetur të plagosur, konkretisht Ardian Trota.
Dy të rinjtë i bën atentat Trotës, i cili ishte ulur në kafe sëbashku me Besnik Axhamin dhe Osman Voken. Të tre te plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në drejtim të tyre u qëllua me automatik kallashnikov dhe në vendgjarje u gjetën 20 gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Atentat me armë në Kukës-Morinë, plagosen 3 persona