Masa provon në simulator, afron rikthimi në pistë
Shumë shpejt, ndoshta që të hënën, Felipe Masa mund të kalojë nga simulatori në pistë. Pas aksidentit të 25 korrikut në Budapest, që e la jashtë garave, piloti brazilian mund të rikthehet në timonin e njëvendëshes F2007 në fillim të javës tjetër.
Dje dita nisi me disa vizita, në të cilat u prit me ngrohtësi, para se të kryente provat në pistën virtuale. Në fillim Masa ka pilotuar në pistën e Barcelonës dhe më pas ka kaluar në pistën që ai ndoshta do më shumë, në Interlagos, ku ka arritur dy nga tre sukseset më të bukura të karrierës së tij.
Felipe do të jetë edhe sot në Maranelo, ku do të përshëndetet me punonjësit e reparteve të ndryshme, para se të jetë protagonist në programin e orës 12.
Ferraristi do t’i përgjigjet drejtpërdrejt në chat pyetjeve të tifozëve të Ferrarit. Ndërkohë që të premten është parashikuar një udhëtim në Paris, ku piloti do t’i nënshtrohet një sërë kontrollesh mjekësore nga FIA dhe më pas do të rikthehet në Itali për të provuar të pilotojë në asfalt.