E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Gjykata i quajti vendimet e drejta, ILKDP nuk ka kundershtuar

Prokuroria e Pergjithshme rrezoi menjehere dje, akuzat e bera nga kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla, se po perdore standarde te dyfishta ne hetimet penale per zyrtaret e larte te shtetit. Ne nje njoftim per shtyp, ky institucion sqaroi se vendimmarrjen, ne rastin e hetimeve penale, e bazon ne provat e administruara gjate hetimit nga policia gjyqesore. Si dhe i kujtoi inspektoratit se ne rastin kur pushohen hetimet vendimet e prokurorise ne baze te ligjit jane te ankimueshme ne gjykate dhe tek prokurori me i larte. Duke i sqaruar rast pas rasti zyrtaret per te cilet ky institucion u akuzua se ka perdorur dy standarde Prokuroria theksoi se ILDKP eshte njohur me vendimet e pushimit dhe ka ankimuar ne gjykate vendimet e pushimit vetem per shtetasit Florian Nova dhe Arjan Ndoja. "Fakti qe vendimet e pushimit te prokurorise te ankimuara nga ILDKP jane konsideruar te drejta nga gjykata tregon se vendimmarrja e prokurorise nuk ka qene me standarde te dyfishta, por e bazuar ne ligj", reagoi Prokuroria e Pergjithshme. Ne njoftimin publik, ky institucion sqaroi se zyrtari i larte i emeruar nga Kuvendi, per te cilin ILDKP pretendon se jane mbyllur hetimet pa te drejte nga prokuroria, eshte shtetasi Detar Hysi, me detyre anetar i KKRTSH. "Ky eshte nje rast i vitit 2008 i kallezuar nga ILDKP per refuzim deklarimi nga shtetasi Detar Hysi. Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve per faktin se ILDKP nuk kishte ezauruar me pare masen administrative qe kerkon neni 257/a, paragrafi i 2 i Kodit Penal". Vendimi i pushimit i eshte bere prezent ILDKP dhe nuk eshte kundershtuar nga ana e tyre as ne gjykate dhe as tek prokurori me i larte", vijoi njoftimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›