E Diel, 1 Nëntor 2026

Sami Jusuf pritet ne takim te vecante nga kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim këngëtarin turk me famë botërore Sami Jusuf, i cili ndodhet në vendin tonë, me ftesë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Duke i uruar përzermërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun dhe të mirënjohur botërisht për vlerat e tij në fushën e muzikës.
Kryeministri u shpreh se ka qenë një dhuratë nga Zoti, bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, në shembullin e Sami Yusuf.
Nderkohe qe nga ana e tij këngëtari turk Sami Jusuf falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e rezervuar dhe u shpreh se për të ishte një kënaqësi e veçantë të performonte në Shqipëri, para një publiku shumë të ndjeshëm, aq sa ndaj fesë, edhe ndaj muzikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›