E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priten pemet 40 vjecare ne Tirane

Në mënyrë të papërgjegjshme pemët 40-vjeçare në rrugën“ Sami Frashëri“ në kryeqytet janë prerë, megjithëse kanë qenë pemë, që janë mbjellë prej vitesh, duke i shkaktuar një dëm të rëndë kurorës së gjelbër të Tiranës. Si rezultat i këtyre veprimeve arbitrare, por edhe ndërtimeve pa kriter hapësirat e gjelbërta në kryeqytet vitet e fundit janë tkurrur ndjeshëm duke bërë që Tirana të renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ndër qytetet më të ndotura në Europë, pasi grimcat e pluhurit që thithin banorët e saj tejkalojnë normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Siç dihet përmirësimi i cilësisë së ajrit nuk mund të realizohet pa shtimin e hapësirave të gjelbërta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›