E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do ndertohen 15 impiante pastrimi per ujerat e zeza ne vend

Në mbledhjen e këshillit të rregullimit të territorit të Shqipërise të drejtuar nga kryeministri i vendit Sali Berisha pas diskutimeve dhe detajimeve u votuan nga anëtarët e këshillit një sërë projektesh me rëndësi për zhvillimin dhe ekonominë e vendit. Një projekt madhor siç e ka quajtur kryeministri është ndërtimi i impiantit për përpunimin e ujërave të zeza për Tiranën, të pozicionuara në Sharrë dhe Kashar, një investim i qeverisë japoneze me vlerë 90 milionë euro. Impianti do të shërbejë për pastrimin e të gjitha prurjeve të lumit të lanës.
Një tjetër projekt i rëndësishëm është ndërtimi i disa hidrocentraleve në kaskadën e lumit Mat. Kreu i qeverisë ka thënë se në këtë kaskadë do të ndërtohet një zinxhir hiodrocentralesh të tjera duke e shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon.
Një tjetër projekt i rëndësishëm në sectorin energjitik është edhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Valbonë.
Ndërsa projekti tjetër me rëndësi jetike, siç e ka konsideruar kryeministri, jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë jugun, eshte ndërtimi i parkut industrial të Vlorës i cili do të ketë një larmi funksionesh të harmonizuara sic është industria, tregtia, shërbimet dhe strehimi.
Gjatë mbledhjes së KRRTRSH, janë votuar edhe projekti për ndërtimin e një depozite hidrokarburesh në Porto Romano në Durrës. Një stacion i rëndësishëm pompimi për ngarkim shkarkimin e boteve të karburanteve. Ndërkohë që është shtyrë afati me 60 muaj të tjerë për petroliferën e Vlorës, e kërkuar kjo nga kompania për të shtuar depozita të tjera. Këto projekte do të shqyrtohen dhe do të kalojnë për miratim brenda dy javësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›