Vasili: Negociatat zyrtare javët e ardhshme
04/08/2009 LSI garanton një qeveri të suksesshme dhe solide, përjashton zgjedhjet e parakohshme
“Rama të ëndërrojë katër vjet të plotë, pastaj ta ripërsërisë sërish”
Fillimi i shatorit do të sjellë formatin e ri të qeverisë “Berisha 2”, ku sikundër është deklaruar tashmë përveç partive të koalicionit të djathtë do të ketë në përbërjen e saj edhe një parti të spektrit të majtë, që është LSI-ja. Një fakt i tillë është i mirëpërcaktuar në ligjin themeltar të shtetit shqiptar, por nga ana tjetër bëhet më i qartë nga vetë drejtuesit e dy forcave politike: PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë, edhe pse ende jo në mënyrë zyrtare, bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, duke vënë paraprakisht piketat mbi mënyrën se si do të përfaqësohet LSI-ja në kabinetin e ri qeveritar. Janë pikërisht burime pranë këtyre dy selive që bëjnë me dije se përmbyllja e negociatave informale mes dy drejtuesve të këtyre dy partive do t’u hapë rrugë takimeve zyrtare, me qëllim që në afatin e përcaktuar me ligj të mund të prezantohet de facto dhe qeveria e re.
Qëndrimi
Megjithatë, publikisht përfaqësuesit politikë të këtyre partive i mëshojnë faktit se negociatat do të bëhen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke synuar realizimin e një mazhorancë solide siç e kërkojnë prioritetet madhore të vendit. Të paktën ky ishte qëndrimi i dhënë dje nga sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili lidhur me këtë çështje. Por ndërkohë Vasili shprehu bindjen se qeveria e re do të jetë plotësisht e suksesshme. “LSI-ja e ka shumë të qartë programin e saj elektoral, ndaj ajo do të synojë përfshirjen e këtij programi në programin e qeverisë së re, të arrihet forcimi i dimensionit social i kësaj qeverisje. Gjithashtu është evidente që marrëveshja PD-LSI, që do të përvijohet në javët që vijojnë, do të garantojë një qeverisje solide, por dhe tërësisht të suksesshme, sepse ajo nuk është ndërtuar mbi interesat e vogla të partive, por është e ndërtuar mbi interesat madhore të vendit, që impononin një zgjedhje të tillë politike”, - deklaroi Vasili sa i takon kësaj çështje. Ndërkaq bëhet e ditur se krerët e këtyre dy partive, të cilët janë mandatuar nga vetë forumet drejtuese, kanë vendosur deri diku pikat kryesore ku do të përqendrohet përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e re. Në bazë të rezultateve zyrtare të dala nga gara elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit i takon Partisë Demokratike të ketë atributin për ta krijuar atë.
Kundërpërgjigjja
Partia Socialiste që prej shpalljes së rezultateve paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ka deklaruar qëndrimin e saj për mosnjohjen e tyre. Madje, lidershipi socialist ka shkuar deri atje sa ka paralajmëruar organizimin e protestave qytetare, si një ndër hapat e parë që do t’i paraprijnë zgjedhjeve të parakohshme. Kjo vihet në dukje jo vetëm në deklaratat publike të kreut socialist Edi Rama, por dhe në konferencat për shtyp të përfaqësuesve socialistë, të cilët i mëshojnë me forcë një momenti të tillë. Por sipas Vasilit jo vetëm që nuk do të mundësohen zgjedhjet e parakohshme, por ai paralajmëroi njëkohësisht edhe humbjen e PS-së dhe kreut të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Duke i mirëkuptuar gjithmonë fantazitë ekscentrike të zotit Rama dhe duke e konsideruar këtë si një ëndërr, besoj se duhet të ëndërroj katër vjet të plotë dhe më pas i duhet ta ripërsërisë këtë ëndërr dhe për 4-vjeçarin në vijim”, - ironizoi Vasili gjatë fjalës së tij sa u takon zgjedhjeve të parakohshme, të synuara nga selia rozë.
Aleatët
Shpallja e rezultateve paraprake për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit solli deri diku panoramën e qartë mbi fituesit dhe humbësit e kësaj gare. Madje, kjo panoramë u theksua dhe më tej pas ftesës publike për LSI-në nga Kryeministri Sali Berisha për bashkëqeverisje. Pas kësaj, sidomos nga mospërfshirja e tyre në Parlamentin e ri, aleatët e PS-së lëshuan një sërë kritikash për lidershipin socialist, duke ia faturuar këtij të fundit dështimin që pësoi ky koalicion në këto zgjedhje. Nga ana tjetër, aleatët e majtë nuk kursyen kritikat dhe për LSI-në, duke vënë theksin në faktin se një aleancë mes PD-së dhe LSI-së ishte e pritshme dhe qe paralajmëruar prej tyre që përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë një situatë ndryshe paraqitej në kampin e djathtë. Aleatët kryesorë të PD-së e mirëpritën dhe e vlerësuan si ftesën e drejtuar nga Berisha, ashtu dhe qëndrimin e mbajtur nga lidershipi i LSI-së, i cili iu përgjigj pozitivisht kërkesës për bashkëqeverisje.
Situata ekonomike
Beqja: Vështirësitë gjithnjë në rritje
Partia Socialiste nuk resht së shigjetuari qeverinë “Berisha”, ku për çdo ditë në rolin e opozitës në deklaratat e saj ndalet në çështje të ndryshme, shqetësuese për vendin. Kështu, gjatë ditës së djeshme Partia Socialiste shprehu shqetësimin e saj për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi. Në këtë mënyrë, edhe pse tashmë një pjesë e mirë e përfaqësuesve të selisë rozë janë me pushimet e verës, sërish nuk mund të mungojë oponenca ndaj mazhorancës qeverisëse. Në këtë linjë ishte dhe deputeti i PS-së Ilir Beqja, i cili gjatë një deklarate për shtyp përcolli këtë shqetësim. “Të gjithë sektorët e ekonomisë ndihen në vështirësi. Të gjithë sektorët e ekonomisë në gjysmën e parë të vitit 2009 kanë punuar më pak se vitin e kaluar. Në sektorin e industrisë sipërmarrësit nuk po shfrytëzojnë gati 40 % të kapaciteteve të tyre prodhuese. Edhe sektori i ndërtimit po punon nën stres, sepse po shfrytëzon vetëm 63% te kapaciteteve”, - konstatoi Beqja lidhur me këtë çështje. Ndërkohë që deputeti socialist solli në vëmendje dhe të tjera probleme. “Bujqësia do të ulë me disa herë ritmin e rritjes gjatë këtij viti, ndërkohë që prodhimi agroindustrial ka rënë me 7 për qind. Situata pritet e zymtë edhe në 6 muajt e dytë të vitit. Sipërmarrësit deklarojnë se nuk kanë plane të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve. Shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike e kemi shprehur në mënyrë të përsëritur që në fillim të vitit. Është detyrë e Partisë Socialiste të vazhdojë të denoncojë shurdhërinë e Sali Berishës, të cilit shqiptarët nuk ia dhanë votat për të qeverisur. Bashkë me qytetarët e Shqipërisë, ne do të punojmë çdo ditë, duke përdorur çdo mjet demokratik për t’ia shkurtuar ditët pushtetit jolegjitim të Sali Berishës”, - vlerësoi Beqja.
Bregu letër përshëndetëse
“Besim në marrjen e presidencës nga Suedia”
Ministrja shqiptare e Integrimit Majlinda Bregu përshëndeti përmes një letre ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë për marrjen e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Mbretërisë Suedeze. “Qeveria shqiptare e sheh me shumë besim marrjen e kësaj presidence nga ana e Suedisë, besim që buron nga mundësia reale e shqyrtimit të aplikimit për anëtarësim gjatë kësaj periudhe, e cila lidhet drejtpërdrejtë me arritjet e Shqipërisë si në aspektin, realizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare, ashtu dhe me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, për të cilën ishte Parlamenti Suedez ai që e ratifikoi ndër të parët nga vendet anëtare. Është pikërisht ky track rekord i plotësuar ligjërisht dhe teknikisht që e bën Shqipërinë vendin më të përafruar me standardet e BE-së në radhën e vendeve kandidate potenciale të rajonit”, - theksohej në letrën përshëndetëse të ministres Bregu. Njëkohësisht, duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Bregu cilësoi se “ato kanë një dinamikë shumë pozitive, në bazë të së cilës qëndron mirënjohja jonë për kontributin që Suedia ka dhënë gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, për konsolidimin e demokracisë dhe sidomos për procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike”. Gjithashtu, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e fortë që Suedia i jep politikës së zgjerimit të BE-së, ministria Bregu garantoi se “nga ana e qeverisë shqiptare janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përgatitjen e infrastrukturës së reformave dhe kapaciteteve administrative për të përballuar detyrimet që lindin me hyrjen në fuqi të MSA-së, me detyrimet që do të dalin nga marrja e statusit të vendit kandidat si dhe sfidën e ardhshme të përballimit të negociatave për anëtarësim”.