Udhëtim me biçikletë dhe fotografi nga Barcelona në Tiranë
06/08/2009 Udhëtimi i tij do të përfundojë në Tiranë. Pikëmbërritja e tij do të jetë diku në fillim të shtatorit, ndërkohë që rrugëtimin e ka filluar prej pesë ditësh. Ecën vetëm me një biçikletë, çantën e shpinës, që i peshon diku te 31 kg, dhe aparatin fotografik.
Në fund të gjithë kësaj aventure Stefan Rohner, një fotograf gjerman me banim në Ibiza të Spanjës, do të drejtojë një uorkshop për studentët e “Projekt 5.6” (studentë të shkollës së fotografisë në “Lindart”) dhe “do të rrëfehet” në një prezantim për publikun shqiptar. Do të përshkojë rreth 2300 km (1430 milje) dhe ndërkohë përshtypjet dhe fotografitë e bëra gjatë kësaj rruge do t’i hedhë vazhdimisht edhe në blogun e tij personal në internet.
Itinerari është Barcelonë–Perpignan–Montpelie–Arles–Kanë–Gjenova–La Spezia–Luça–Firence–Peruxhia–Pescara–Foxhia–Bari, për të mbërritur në Dubrovnik e më pas në Tiranë.
Portrete, njerëz të rrugës, peizazhe e çaste të ndryshme kënaqësie kapen nga syri i artistit, që i përjetëson në aparatin e vet.
Portretet e Rohnerit janë guximtare, pa shkëlqim fals, të thjeshtë e njerëzorë. E ndoshta për këtë ata janë të bukur, pasi ai përpiqet të rrëmojë brenda tyre e të sjellë thellësinë.
“Në botën tonë ne jemi të dorëzuar para imazheve shkëlqimtare, reklamave sipërfaqësore në revista, televizion e me radhë, kështu që nuk është nevoja të prodhohet më shumë në këto gjëra. Më pëlqen të tregoj karaktere të forta, që mahnitin njerëzit”, - vëren artisti ndërsa tregon se shumë nga modelet e tij janë miq, fqinj, njerëz normalë. “Është e rëndësishme ta bësh modelin tënd të ndihet rehat. Duhet të vendoset besimi midis modelit dhe fotografit; fotografi duhet të ketë respekt për modelin. Me disa njerëz kjo arrihet në një kohë të shkurtër; me të tjerët ke nevojë të komunikosh më gjatë për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme. Gjithashtu ti mëson shumë edhe për jetën e këtyre njerëzve.” Kështu, ai sjell ndër mend disa raste të modeleve të tij, si Juan, i cili fillimisht ndihej shumë i vjetër në moshë për të qenë portret i Rohnerit. Një tjetër është Yanny, një artist rus i rritur në Nju-Jork, që ka jetuar në Ibiza për 35 vjet. Mora, një tjetër artist. “Shumica e këtyre njerëzve janë ekzistencialistë, ata jetojnë jetët e tyre në kufi të një shoqërie me rregulla, dhe kjo është ajo që dua, çfarë admiroj. Kur redaktoj punën që bëj, përpiqem t’i tregoj ata si karaktere të forta, me personalitete interesante. Përpiqem t’u tregoj se çfarë i bën interesantë për mua.”
Nga portreti te rruga…
“Kur fillova të merrem me fotografi seriozisht, fillova të shoh rrotull çfarë bënin të tjerët, nëse kishte ndonjë mënyrë për të shkëmbyer përvoja, ide, pikëvështrime. Çfarë gjeta ishte zhgënjim, jo se nuk gjeta fotografë të mirë, por për shkak të sipërfaqshmërisë ku ishin bazuar shumë site fotografish.”
I kujtohet se, kur bëri të parin portret të vërtetë, punoi me kamera dixhitale. “Më pas pashë punën e Mary Ellen Mark dhe Anton Corbijn dhe pyeta veten si arrinin në këtë format katror të këndshëm. Në këtë kohë mësova për 120 mm film, bleva një ‘Hasselblad’ të përdorur dhe fillova të zhvilloja ‘filmin tim’. Para kësaj i mësova për një kohë të gjatë sytë e mi për të fotografuar portrete të rregullta, me kamera dixhitale 35 mm. Më vonë thjesht i rregulloja ato në fotoshop.” Zbulimi i punës së fotografit spanjoll Alberto Garcia Alix ishte shumë interesant për të.
Duke u zhytur më thellë në fotografi, zbulon Robert Frank dhe Garry Winogrand. “Fillova të blej libra si ‘The Italians’ nga Bruno Barbey”. Por ajo që e impresionoi më tepër ishte “Gypsies” nga Joseph Koudelka dhe “The Mennonites” nga Larry Towell. “I bleva këta libra dhe me ta dhe kamerën dola në rrugë për të kapur të përditshmen dhe aspekte domethënëse. E lashë disi mënjanë portretin dhe u dashurova thellë me fotografinë e rrugës. Rruga është e këndshme. Është shumë e thjeshtë të takosh njerëz, të flasësh me ta ose thjesht të vraposh pa komunikuar e të kapësh emocione dhe çaste të ndryshme. Nuk ka kurrë përsëritje, jetë gjithmonë ofron gjëra të reja.”
Fillimisht piktor…
Të pikturonte, ishte një lloj çlirimi për të, një vetëpërqendrim shumë i madh. Asnjë tjetër nuk ishte i përfshirë. “Është diçka që vinte nga brenda dhe që më pas dilte. Të pikturosh, është një proces filozofik, që vazhdon derisa puna përfundon. Disa punë nuk i përfundon kurrë përderisa idetë dhe ndjenjat ndryshojnë në mënyrë konstante.”
Por fotografia është ndryshe. I lidhur me të në një stad tjetër të jetës së tij, kur “ishte gati të linte të lirë veten dhe të vendoste kontakte më të thella me qenien njerëzore”, piktura dhe fotografia i ngjajnë si një dyjësi. “Janë dy mënyra të të parit e përjetuarit të gjërave: njëra që del nga unë e portretizon tjetrin dhe tjetra që vjen nga ai tek unë. Për mua fotografia është më e lehtë. Është më pak abstrakte. Kur bën portretin e një qenieje njerëzore me kamera, në shumë raste krijon një riprodhim të imazhit, ndërsa në pikturë je i influencuar më së shumti nga ndjesitë e tua, nga këndvështrimi i të parit.”
Subjektet familjare…
Në të njëjtën kohë ai bashkëpunon artistikisht edhe me gruan e tij, Carinën. Ndërsa fëmijët, e sidomos vajza, Ariel, duket se në një pjesë të mirë të rasteve është modeli i preferuar i Rohnerit. “Carina ishte modeli i parë për mua. Ishte ajo që ‘vendoste’ tek unë emocionet negative dhe pozitive, në varësi të faktit nëse gjërat shkonin mirë apo keq”. Beson se me të si model po trajnonte veten, po testonte durimin e vet dhe të sajin, duke u përpjekur të kuptojë krijimin, emocionin, ndriçimin. “Kur punuam për të bërë fotografi, ecëm përmes emocionesh të forta. Nuk isha kurrë i kënaqur. Megjithatë, më vonë, kur pashë negativët, u lumturova sërish.” Ndërsa kur vjen puna te Ariel, gjithçka përmblidhet në dy fjalë: dëshirë reciproke. Në disa foto të saj ajo shfaqet si një mjegull e mrekullueshme lëvizëse. Në të tjera ajo është ende një engjëllore. “Me Ariél nuk ka asgjë serioze të përfshirë. Mendoj se rreth 95 për qind e fotografive të saj janë shkrepje të shpejta, thjesht copëra nga jeta e përditshme. Ajo thjesht na thoshte (mua dhe gruas) atëherë kur dëshironte të fotografohej; nëse jo, na thoshte menjëherë të zhdukeshim sysh. Çdo gjë është normale, jo avantazhe apo disavantazhe, thjesht dashuri. Vetëm rrjedh녔 Të tjerat për Rohnerin nuk kanë kufizime apo detyrime.