90-vjetori i Kongresit të Lushnjes, ekspozitë relike në Muzeun Kombëtar
Shqipëria pothuajse e shpalli edhe njëherë pavarësinë e saj në vitin 1920. Kishte vetëm disa muaj që konferenca e Paqes në Paris na kishte kthyer pavarësinë dhe shqiptarëve iu duhej që në këto kushte të bashkoheshin dhe të krijonin një shtet që ndonëse e kishte shpallur pavarësinë e kishte humbur atë duke e kthyer këtë çështje në një betejë. Por në një shtëpi në qytetin e Lushnjës u mblodhën ata që mund ti quajmë pasardhësit e shtetit të parë shqiptar, nga Aqif Pashë Elbasani te Ndoc Coba,nga Luigj Bumçi te Sulejman Delvina e të gjithë heronjtë e Shqipërisë së atyre viteve. Në nder të 90 vjetorit të këtij Kongresi Muzeu Historik Shqiptar ka ekspozuar relike dhe dokumente të tij. Që për Luan Malltezin drejtorin e muzeut ekspozita ka një vlerë të madhe për publikun .
Në ambjentet e muzeut janë ekspozuar dokumente me vendimet që u morën gjatë Kongresit të Lushnjës si dhe sende personale të drejtuesit të kongresit Aqif Pashë Elbasani si thika dhe bastuni i tij.