E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Për festa spitalet 24 orë shërbime

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili bëri të ditur sot se festës së vitit të ri, spitalet e vendit do ti ofrojnë shërbim 24 orë. Deklaratat e Vasilit u bënë gjatë një takimi me drejtuesit e spitaleve. “Të merren të gjitha masat për sigurimin e materialeve mjekësore dhe medikamenteve që nevojiten sidomos në shërbimet e urgjencës. Përforcimin e ekipeve të rojës duke afishuar listat përkatëse. Shefat e shërbimeve të përcaktojnë specialistët që do të jenë në gatishmëri në rast se paraqitet nevoja, duke afishuar listën pranë shërbimeve përkatëse dhe të urgjencës”, u shpreh ministri Vasili. Ai ka theksuar se masa duhet të merren veçanërisht në urgjenca, ku të mos mungojë asnjë medikament i nevojshëm.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›