Vasili: Politika e re shëndetësore më afër moshës së tretë
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në ditën botërore të të moshuarve, vizitoi Poliklinikën numërr 8 në kryeqytet, nga ku theksoi se politika e re shëndetësore do të jetë më afër moshave të treta.
TIRANE- Qeveria do të zbatojë një politikë të re shëndetësore më afër moshave të treta. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në ditën botërore të të moshuarve, ku Vasili ishte pranë Poliklinikës numër 8 në kryeqytet.
“Elementët thelbësorë që kanë të bëjnë me monitorimin e shëndetit të të moshuarit dhe ndjekjen e tij në mënyrë të përditshme me prioritet nga mjekët dhe infermierët. Kjo është fillesa e një reflektimi të madh i cili nuk mbaron këtu. Ne kemi një program në të cilin përfshihen në formë të spikatur problemet e moshës së tretë ku ne si shëndetësi kemi problem madhor atë të shëndetit” u shpreh ministri Vasili.
(e.n/BalkanWeb)