Qarkullimi rrugor, masa administrative për debitorët
510 masa administrative me gjobe dhe 80 makina të bllokuara, janë statistikat e një dite të operacioneve të komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës. Nga masat nuk janë përjashtuar as punonjësit e policisë që janë në kundravajtje.
TIRANE- 510 masa administrative me gjobe dhe 80 makina të bllokuara, këto janë statistikat e një dite të operacioneve të komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës. Përmes një deklarate për mediat, komisar Artan Osmani ka shprehur vullnetin e komisariatit për të detyruar të gjithë kundravajtësit të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit dhe të lëvizin me automjete pa xhama të errët.
“Nga kontrolli i ushtruar në datën 30/09/09, janë tërhequr gjithsej 510 leje qarkullimi që rezultojnë debitorë në qarkullimin rrugor dhe janë bllokuar 80 mjete të cilat nuk kanë shlyer gjobat e vendosura nga shërbime të policisë rrugore" u shpreh komisari.
Osmani ka deklaruar se nga masat nuk përjashtohen punonjësit e policisë që janë në kundravajtje.
Ndërsa fton edhe një herë të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin rrugor dhe të shlyejnë detyrimet, po vazhdojnë kontrollet në drejtim të respektimit të Kodit Rrugor si vendosja e rripit të sigurimit, kaska mbrojtëse, kontrolli i shpejtësisë, përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtusit e mjeteve, etj.
(e.n/BalkanWeb)