E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin rezultatet e Shkollës së Magjistraturës

Shkolla e Magjistratutës publikon rezultatet e studentëve që kanë konkuruar për prokuror dhe për gjyqtarë. Kështu ditën e enjte në këtë godinë janë publikuar pikët si dhe numri i sekretimit të kandidadit për këto vende. Më pas këto pikë do të shkojnë në bordin e shkollës i cili do të nxjerrë 12 fituesit që kanë pikët më të larta, që do jenë 4 prokurorë dhe 8 gjyqtar. Ndërkohë për këto vende kanë konkuruar 195 studentë të cilët kanë përfunduar juridikun për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës nga ku do të dalin me pelerinën e zezë ose të gjyqtarit ose të prokurorit. Komisionin i përbërë nga pesë persona, ka kontrolluar fletët e provimit të studentëve të cilët kanë përfunduar juridikun dhe kanë konkuruar në Shkollën e Magjistraturës. Kështu pas disa ditësh do të dalin edhe 12 emrat fitues të cilët do të jenë prokurorë dhe gjyqtarët e ardhshëm të drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›