Me patrullën e policisë, "Të patrullosh" në Tiranë me policët e gatishmërisë
Pasi është pajisur me leje, grupi i xhirimit të "Ora News" vendosi të qëndrojë me patrullën e përgjithshme përgjatë 8 orëve të shërbimit të saj natën. Kamera e RTV "Ora News" ka qëndruar disa orë në pikën e kontrollit që është ngritur te rruga e Elbasanit nga patrulla e përgjithshme e cila në bashkëpunim edhe me policinë e rendit si dhe me atë rrugore sapo kanë marrë detyrën për të ushtruar kontrolle të makinave që janë debitore dhe nuk kanë paguar gjoba. Kështu nis puna dikush merr lejen e qarkullimit e klikon në databeisin e policisë i cili jep të gjitha të dhënat e makinës, tipin ngjyrën e në fund atë më kryesoren gjobat që nuk ka paguar drejtuesi. Tashmë aksioni i patrullës së përgjithshme ka nisur dhe gjithashtu umërohen edhe një numpër i madh leje qarkullimi të cilat janë bllokuar nga patrulla për shkak se nuk janë paguar gjobat. Por jo vetëm kaq, policia ka nisur të dërgoj në pikën e bllokimit edhe ato automjete të cilat rezultojnë më një numër të madh gjobash. Por puna nuk përfundon këtu dy punonjës të patrullës qarkullojnë në zonën që ata mbulojnë dhe sërisht i përmbahen detyrës së tyre, atë të kontrollit të makinave dhe në rast parregullsie marrin masa sipas ligjit. Kjo është vetëm një ditë e zakonshme për punonjësit e patrullës së përgjithshme në Tiranë, ndërsa për ne një ditë me ndryshe duke parë nga afër punën e një punonjësi policie.