E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padronet dhe padrinot e fatit tone perendimor

Ministri i Brendshem Lulezim Basha u pa te ishte shoqeruesi i pare i zevendeskryeministrit nen akuze per kapje te shtetit ryshfete financiare dhe perfitime te paligjshme. Pak para se te fillonte publikimi i videos shokuese ne Fiks Fare Lulezim Basha hyri ne zyren e Ilir Metes dhe e shoqeroi ate deri ne mesnate. Ky fakt terhoqi vemendjen e medias shqiptare dhe asaj nderkombetare si nje rast i paprecedent.


Pozicioni i Ministrit te Brendshem ne nje vend eshte i mveshur apriori me nje lloj autoriteti qe mban larg personat e inkriminuar apo personazhe te kapur ne flagrance sic eshte rasti i Ilir Metes. Udhetimi i cartur i Lulezim Bashes drejt zyres se nje te pandehuri publik eshte nje gjest qe duhet analizuar me thelle.


Edhe pse Lulezim Basha eshte nje personazh qe nuk mund ta marresh deri ne fund seriozisht veprimet e tij duhen analizuar pasi identifikojne jo ate qe ka ne koke ai por planin qe i ka futur ne koke shefi i qeverise.


Shfaqja e Lulezim Bashes ne dyert e njeriut ku nje polic mund te trokiste vetem per ta arrestuar eshte nje sinjal paranojak se pushteti eshte ne anen e te pandehurit dhe se do ta mbroje ate deri ne fund.


Fushata e reprezaljeve dhe arbitraritetit qe ka paraprire dy ditet e fundit ne Fier Patos dhe Vlore duke skeduar dhe futur ne polici me dhune qindra qytetare duket se eshte pjese e nje plani per te treguar dhembet dhe per te frenuar cdo vale te mundshme protestash qe mund te destabilizojne pushtetin pas ketij skandali.


Duke qene prej kohesh ne dijeni te ketij skandali kur pane se ai do te behej publik me sa duket vendosen te tregojne forcen dhe te krehin popullaten e zonave qe mund te sensibilizohej me shume nga ky skandal.


Leximi i dyte negativ i shoqerimit publik te Lulezim Bashes me Ilir Meten eshte garancia per njerezit e inkriminuar ne kete skandal. Sinjali qe u percohet atyre eshte mos-ndeshkueshmeria.


Me pamjen e tij te ngrire prej klouni Lulezim Basha ishte dje shoqeruesi i pare i nje njeriu qe cdo minister tjeter i Brendshem do ta kishte percjelle per kortezi deri tek dera e qelise. Siguria qe Berisha kerkon tu jape njerezve te inkriminuar per interesa te pushtetit eshte e e vetmja arme qe ai te kete falangat e tij radikale kunder vales se protestave qe duket se po nis ne vend kunder qeverise.


Berisha eshte duke punuar te ndaje qarte dhe fort shoqerine duke zhdukur cdokend qe tenton te qendroje ne mes. Ai nuk eshte duke e ndare shoqerine ne te paster dhe te korruptuar ne te mire dhe te keqe ne te majte dhe te djathte por vetem ne njerez qe mbeshtesin me cdo kushtet pushtetin dhe njerez qe nuk e mbeshtesin ate.


Te paret qofshin keta kriminele hajdute trafikante ministra te majte apo te djathte biznesmene apo te varfer kane imunitet dhe nuk i prek askush cfaredo qe te bejne. Ata kane leje te plackitin dhe te vrasin po qe nevoja. Pjesa tjeter eshte pjesa e ndeshkuar. Ndaj saj mund te besh cfare te duash dhe askush nuk te prek.


Se fundmi ka dhe nje arsye shume private perse Lulezim Basha i gjendet ne krah Ilir Metes ne keto caste. Mos harroni se ai eshte nje njeri nen akuze qe nuk ka guxuar te gjykohet por e ka mbyllur gjyqin me procedure. Mbi te rendojne miliona nga paret e shqiptareve te perfunduara ne xhepa te dyshimte.


Njesoj si Meta ai ka makthin e hetimit dhe gjykimit dhe pse jo makthin e qelise qe nje dite mund te hapet per te. Ndaj duhet tia kuptojme dhe kete ane te solidaritetit te tij me nje te ngjashem si ai.


Por ndersa arsyet private politike dhe shteterore te Lulezim Bashes e shtyjne ate te behet barrikade njerezore per zevendes/kryehajdutin e Shqiperise arsyet pse Shqiperise mund ti bllokohen financimet nga Bashkimi Evropian apo rruga e saj drejt anetaresimit ne BE lidhen serish me kete parade hajdutesh para syve te shqiptareve.


Bashkimi Evropian theksoi dje qarte se nga menyra se si do hetohet ky skandal varet e ardhmja perendimore e Shqiperise dhe se ligji duhet te zbatohet njesoj per te gjithe.


Zedhenesja e Komisionerit Fyle shtoi dhe faktin se financimet per Shqiperine do te jene te lidhura me menyren se si do te menaxhohet ky rast nga drejtesia. A thua vlejne keto dy figurina me shume se e ardhmja perendimore e Shqiperise


A thua vlejne vertet keta dy te akuzuar per vjedhje milionash me shume se fati i nje vendi qe po zvarritet si guri i Sizifit per tu ngjitur ne rrugen drejt Perendimit Na kushton shume me lire ti flakim dhe te zgjohemi nga kjo enderr e keqe ku ata shfaqen si padronet dhe padrinot e fatit tone perendimor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›