E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Sistemi shëndetësor, në krizë



Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi dje se në muajt e fundit dhe në vitin e fundit, sistemi shëndetësor është përballur me një krizë të pashembullt. Sipas tij, kjo krizë lidhet me keqfunksionim të madh të qendrave spitalore të vendit dhe veçanërisht të asaj universitare dhe njëkohësisht ka precipituar edhe në spitalet e rretheve më të largëta dhe të qendrave shëndetësore. “Është vërtet skandaloz fakti që përgjigjet, të cilat erdhën nga buxheti të ishin, në mënyrë paradoksale, e kundërta e asaj që prisnim të gjithë ne. Konkretisht, duhet të fiksohet në mendjen e të gjithë shqiptarëve që buxheti i shëndetësisë, në vend që të rritet në raport me një vit më parë, ulet edhe më shumë në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto”, - tha Vasili. Ai vuri në dukje se një nga shërbimet shumë të rëndësishme, ai që përballon 75 për qind të kontaktit të qytetarëve me shërbimin shëndetësor, e që quhet shërbim parësor, paradoksalisht, shpenzimet për të janë ulur me 5 për qind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›