E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi shpërndan çmimet e vitit

Imazhi

Forumi “Imazh dhe Media” ka ndarë çmimet për personalitetet e vitit. Pas dy netësh të mbushura me aktivitete, ky forum në sallën e madhe të koncerteve në Pallatin e Kongreseve ne Tiranë, organizoi koncertin ku u shpërndanë çmimet e vitit. “Në këtë aktivitet u synua të vlerësohen kontributet e çmuara njerëzore, të grupeve, shoqatave apo organizatave që kanë kontribuar për të ngritur dhe pasqyruar imazhin shqiptar”, - thuhet në deklaratën për shtyp. Forumi nderoi me çmimin “Imazhi i gruas shqiptare” znj. Liri Berisha për cilësitë e saj si intelektuale, mjeke, nënë, të cilat i ka vënë në shërbim të fëmijëve jetimë brenda dhe jashtë vendit. Kryetari i forumit “Imazh dhe Media”, dr. Astrit Memia, u shpreh se çmimi “Imazhi i gruas shqiptare” u votua në të gjitha qendrat, përfaqësitë e këtij forumi në Shqipëri, diasporë dhe emigracion.

Spikatën gjithashtu edhe çmimet për njerëz që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributet e tyre në zhvillimet shqiptare, që nga studiuesi Matias Aref (Franca), Arbën Xhaferri, Ramush Haradinaj, Ahmet Zherka (pas vdekjes), e deri në shoqata dhe organizma të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›