Vasili: S`ka rritje të çmimit të barnave
Kur ende nuk ka një vendim të qartë nëse pulla e dytë tek ilaçet do të ndikoj në rritje të çmimit, Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili thotë se çmimet e medikamentteve në treg janë ulur. Duke iu referuar edhe ndërhyrjeve në sistemin farmaceutik, sipas Vasilit edhe vendosja e 10 % të TVSH-së 1 vit më parë nuk ndikoi tek pacientët por vetëm në uljen e marzhit të fitimi të grositëve dhe vendosjen e çmimit të referencës tek barnat.
Kreu i shëndetësisë ka kërkuar reformin e sistemit shëndetësor pëgjatë vitit të sapo nisur. Në këtë rast, shëndeti publik duhet të jetë sa më pranë qytetarit duke shtuar investimet në spitalet rajonale.
Gjatë analizës 1-vjetore, Vasili përmendi investimet e bëra si urgjenca e re në Qëndrën Spitalore Universitare, vendosjen e apraturave dhe rezonancave magnetike në disa nga spitalet në vend.