Vasili: Spranojmë president që pengon integrimin. Nuk e përjashtojmë një koalicion me PS
Një prej drejtuesve kryesore të LSI, Petrit Vasili për herë të parë zbardh marrëveshjen Meta-Rama. Si protagonist i takimit të dy liderëve të së majtës, Vasili në emisionin Intervista në Vizion Plus ka sqaruar 3 çështjet për të cilat Edi Rama dhe Ilir Meta kanë rënë dakord, të cilat janë: heqja e imunitetit të zyrtareve, reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare. Tashme që zyrtarisht ka nisur edhe procedura për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Vasili ka theksuar se LSI nuk do të pranojë një president që pengon integrimin. Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2013, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PS. Si ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në lidhje me tragjedinë e Himarës, deklaroi se shteti duhet të përmirësojë shërbimin e mbrojtjes civile për të reaguar në raste fatkeqësish.