Vasili: Zgjedhjet, moment delikat
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se zgjedhjet ne Shqiperi ndodhen ne nje moment shume delikat te tyre tani qe na ndajne me pak se 20 dite nga mbajtja e tyre ne 28 Qershor. "Kodi Zgjedhor dhe udhezimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve percaktojne qarte se procesi i numerimit te votave duhet te kryhet ne vendet e numerimit te percaktuara dhe ku instalohet sistemi i kamerave qe evidenton cdo vote te numeruar", vleresoi Vasili gjate nje konference per mediat. Ai theksoi se kerkesat e ligjit thone qarte se kjo duhet te behej 40 dite perpara dates se zgjedhjeve. "LSI kerkon prere nga KQZ qe ajo te marre situaten ne dore, te aplikoje vendime e qendrime emergjente per zgjidhjen e procesit te instalimit te kamerave, si dhe te informoje qarte partite dhe publikun e gjere mbi ecurine e procesit, sepse kjo ka te beje me standardet e zgjedhjeve dhe vertetesine e tyre", apeloi zyrtari i LSI-se. Gjithashtu, ai vleresoi shume shqetesuese deklaratat e Ministrit te Brendshem per rreth 500 000 karta identiteti te paterhequra ende.