E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vota majtas, vote mbrapa, mbrapa do thote Edi Rama"

"Vota majtas eshte vote mbrapa dhe, sic e dini, ju mbrapa do te thote Edi Rama". Kjo ka qene deklarata e Berishes gjate takimit ne Lac, teksa ka komentuar moskandidimin e kryesocialistit ne listen e deputeteve. "Le te shtrojme pyetjen, ky zoteri qe refuzon te vendose veten ne krye te listes se partise se tij a ka moral te kerkoje vota, a ka moral te paraqese kandidate, a ka moral te flase per zgjedhjet. Kur ka ndodhur ne historine e demokracise qe nje kryetar partie t'u thote te tjereve para ju, se mbrapa me keni. Nuk ndodh kurre", ka deklaruar Berisha. Ai ka bere thirrje qe asnje vote te vetme te mos hidhet majtas, sepse vota majtas eshte vote per te shkuaren, eshte vote, e cila sipas tij, synon te erresoje te ardhmen, eshte vote per ate qe nuk ka besim tek njerezit e tij, nuk ka besim tek shqiptaret qe refuzon te kandidoje.

Teksa ka renditur sukseset e arritura ne qeverisjen e tij, kryeministri Berisha ka bere thirrje per kartat. "Nje thirrje vellazerore kam per ju. Kjo thirrje eshte merrni leternjoftimet e reja, i merrni se me keto dokumente une dhe ju barazohemi per deshmi identiteti me qytetaret e vendeve me te zhvilluara te perendimit. I merrni se ju garantoj une ju se do ju sherbejne per dhjetera e dhjetera sherbime gjate viteve qe vijne", tha Berisha. Nderkohe dhe nga Rresheni, kryeministri Sali Berisha e quajti kundershtarin e tij politike Edi Rama, si armik te rruges Durres-Kukes. Nderkohe qe nuk ngurroi ta ftoje serish te dale ne krye te listes se kandidateve per deputete, sepse kete mund t'ia mundesoje me ndryshime ligjore apo mbledhjen ne nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit. "Ne respekt te socialisteve qe duan qe kryetari i tyre te mos fshihet poshte tavolinave te lejeve te ndertimit, Berisha tha se jam i gatshem qe te mbledhe parlamentin per te ndryshuar ligjin, me qellim qe Edi Rama te hyje ne Parlament", u shpreh Berisha. Duke u perqendruar tek ndertimi i rruges Durres-Kukes, kryeministri tha se Mirdita do te fitoje shume nga kjo rruge. A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›