E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES: Pse ka rene popullariteti i PS ndaj PD, faktor qeverises tashme LSI

Instituti Nderkombetar per studime te Lindjes se Mesme dhe Ballkanin me qender ne Lubjane publikoi diten e djeshme nje raport lidhur me situaten ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Raporti ne perfundim te analizes se tij, nxjerr si perfundimin se zgjedhjet e 28 qershorit fitohen nga forcat politike te majta dhe "Aleanca Socialiste per Integrim" dhe shihet si celesi i formimit te qeverisjes se re. Duke nisur me kete perfundim analize, vleresohet gjithashtu ne pozitivitet fakti se ne keto zgjedhje nuk po shihet nje situate e tensionuar politike si ajo e zgjedhjeve te para 4 viteve. Po keshtu eshte analizuar dhe deshira e Edi Rames per te qene Kryeminister dhe fakti qe nuk kandidon si deputet per kete parti. Sipas analizes, duke iu referuar te dhenave te fundit Partia Demokratike ka fituar pike me shume se Partia Socialiste ne menyren sesi po prezanton programin e saj tek njerezit e thjesht. "Nderkohe qe ne kete periudhe kohore, PD po fiton pike avantazhi nga menyra se si po e realizon PS fushaten e saj elektoral", vlereson Instituti Nderkombetar per studime te Lindjes se Mesme dhe Ballkanin. Sipas ketij instituti, PS ka humbur pike kundrejt PD pasi PS ka lodhur per me shume se nje vit elektoratin e saj me takime te njepasnjeshme dhe me nje riperseritje te premtimeve. "PD eshte me intensive ne politikat e saj si dhe ne mesazhet qe ajo percjell tek votuesit. PS nuk e ka ndryshuar gjuhen e saj me votuesit duke u shprehur gjithmone me te njejtin fjalor dhe me te njejtat premtime", thuhet ne analizen e bere. Gjithashtu, theksohet fakti se aktivitet e opozites ne takime elektorale jane ende te vakta dhe pa eufori politike, strategji kjo qe i ul shanse per nje fitore. Duke vijuar me tej, ne kete analize thuhet se opozita vazhdon qe te harxhoj energji me faktorin nderkombetar, duke i lene votuesit me nje shije te keqe, pasi atyre nuk ju interesojne replikat reciproke. "Faktet e perdorura nga pozita kunder kreut te Bashkise Edi Rama nje nder te cilat eshte dhe premtimi qe bene Sali Berisha per uljen e taksave te ngritura nga Bashkia, kane kompromentuar figuren e PS si dhe te kryetarit te saj Rama", shkruan Instituti Nderkombetar per Studime te Lindjes se Mesme te Ballkanit. Por, sipas kesaj analize, surpriza me e pakendshme qe i ka pergatitur votuesve te tij Edi Rama ka qene mos perfshirja e ti ne listat e kandidateve, nje vendim ky irracional nga kreu i kesaj partie i cili do te jete dhe kryeministri i ketij vendi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›