Berisha: Ne, superfuqi energjetike
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, inauguroi dje fillimin e punimeve per projektin ne kaskaden e lumit Devoll, te cilen ai e quajti gjigantin e Shqiperise, Ballkanit edhe Evropes. I shoqeruar nga anetare te kabinetit, ambasadore te akredituar ne vend dhe Guvernaori i landit te Austrise, Eruin Proll, Berisha premtoi jo vetem rritjen e prodhimit te energjise por edhe hapjen e mijera vende pune. "Kjo eshte nje nder ngjarjet me madhore ne historine e ketij vendi, e cila pervecse nje perfitimi te konsiderueshem ne fushen energjetike, do te beje te mundur punesimin e mijera qytetareve, nga te cilet 5 mije punetore direkt ne frontin e punes dhe rreth 3000 te tjere ndihmes", u shpreh kryeministri. Sipas kreut te qeverise, kaskada e Devollit qe do te ndertohet ne nje tunelin rreth 62 km do te punesoje direkt 5 mije qytetare shqiptare dhe indirekt do te punesoje edhe 3 mije te tjere. "Vetem rrogat e tyre te marra se bashku jane rreth 180 milion euro. Ky projekt eshte nje gur i madh themeli ne strategjine time; Shqiperia superfuqi energjetike ne rajon. Sot ne hedhim themelet e shnderrimit te ketij vendi ne nje superfuqi energjetike", premtoi kryeministri. Nderkohe Berisha theksoi se 170 hidrocentrale te reja jane firmosur kontratat dhe nisin ndertimin, si dhe 120 te tjera presin te dalin edhe ata ne treg. Shqiperia, sipas kryeministrit, vendi qe 18 vite me pare renditej e treta ne bote si vendi me i varfer, me e varfra ne planet, ndersa ne vitin 2008-2009 kryeson rritjen ekonomike ne Evrope. "Shqiperia ka nevoje dhe do te jete 1-shi ne Evrope per rritjen ekonomike, Shqiperia ka nevoje dhe do te jete 1-shi ne Evrope per investimet e huaja", theksoi ai. Nga ana e tij, Guvernatori i landit te Austrise se poshtme Eruin Proll, u shpreh se kjo dite shenon ne bashkepunimin me Kryeministrin e Shqiperise Berisha nje hap te ri dhe nje faqe te re ne historine energjetike te Shqiperise. Ai vleresoi se "puna e qeverise tuaj eshte deshmia me e mire per suksesin e Republikes se Shqiperise". Projekti me vlere rreth 1 miliard euro do te mundesoje prodhimin afersisht te 1000 Gwh energji te rinovueshme, cila do te rrise prodhimin aktual te energjise elektrike ne Shqiperi me rreth 20 %. Ky projekt eshte realizuar si fryt i bashkepunimit ndermjet kompanise norvegjeze "Statkraft AS" dhe kompanise austriake "EVN AG".