E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: PD e PS do te bllokohen nga zgjedhesit

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka tha dje nga qyteti i Korces se dy kreret e partive te medha politike si PD ashtu edhe PS, do te bllokohen nga votat e zgjedhesve per veprimet qe kane bere, me 28 qershor. I shoqeruar dhe nga kreret e grupimit "Poli i Lirise", Ndoka akuzoi se si Berisha ashtu edhe Rama, kane vendosur ta kthejne parlamentin nga nje institucion debati, ne nje garnizon ushtarak, ku te hyjne ushtaret e tyre dhe te votojne ne rresht. "Per dy partite e vjetra politike do te kete nje bllokade dhe ajo do te jete me votat e qytetareve shqiptare. Ata kane vendosur qe kuvendin e Shqiperise nga nje institucion debati ta kthejne ne nje repart ushtarak ku te hyjne ushtaret e tyre dhe te futen ne rresht te votojne ne rresht dhe ti bejne lozhe vetem kryetareve te partive", akuzoi Ndoka nga qyteti i Korces. Nderkohe qe ai ka garantuar se fitorja e demokristianeve dhe e partive te Polit te Lirise do te beje qe shqiptaret te prekin ndryshimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›