Nafta në Gjirin e Meksikës, kostoja 930 milionë dollarë
e reklamuara të paguara, përfshi kostot federale, kanë arritur në 930 milion dollarë. Kompania British Petrolium thotë se përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhjen e madhe të naftës në Gjirin e Meksikës janë duke shkuar sipas planit, megjithëse ka njoftuar një shtyrje me 24 deri në 48 orë të afatit për mbylljen e pusit nënujor. Është hera e parë që një procedurë kaq komplekse po përdoret në thellësi të tilla. Kompania po hedh baltë të ngjeshur në pusin e naftës për të ndaluar rrjedhjen dhe më pas planifikon të betonojë pusin, duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë. British Petrolium është nën një presion të rëndë për të ndaluar rrjedhjen e mëtejshme pasi të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar. BP thotë se operacioni i njohur si "top kill" ka shanse nga 60 deri në 70 për qind për sukses.
Rehn: Disa vende do të shënojnë rritje ekonomike në 2011
Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn në një intervistë ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian me hapësira më të mëdha se Italia, për manovrime, munden të presin deri në vitin tjetër për të konsoliduar situatën e tyre financiare, por ato nuk mund të presin më vonë se viti i ardhshëm. "Në mënyrë të përgjithshme mund tju them se në duhet ti largohemi logjikës së stimulit fiskal, në të cilën na detyroi të hynim, kriza globale," tha Rehn në një intervistë për të përditshmen ekonomike italiane Il Sole 24 Ore, të publikuar në ditën e hënë. Ndërsa për Italinë ai tha se përkrahte masat e rregullit financiar të prezantuara në planin qeveritar të reduktimit të 25 miliardë euro shpenzime, duke thënë se Italia ka të nevojshme jo vetëm shkurtimet në buxhet, por edhe shkurtimin e shpenzimeve për pensionet. I pyetur nëse shkurtimet buxhetore do të arrijnë të qetësojnë tregjet, ai deklaroi se tregjet qetësohen nga mënyra se si zbatohen planet e masave. Deklarata e Olli Rehn, pason atë të kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domonique Strauss Kahn, që në fillim të kësaj jave tha se jo të gjitha vendet e Eurozonës, duhet të përgatisin masa për reduktimin e shpenzimeve buxhetore.