Familja Peraj humbi2 pjestarë në aksidentintragjik, apel për ndihmë
TIRANë- Mesuli, fshati i vogël rrëzë bjeshkëve të larta të Munellës, në rrethin e Pukës ku jeton familja Peraj e mbërthyer në zi, pasi për herë të dytë ka hapur dyert e mortit, pas vdekjes së Eriksonit 9-vjecar. Djali gjendej i shtruar në spitalin Ushtarak në gjendje kome, që ditën e aksidentit në Gjegjan të Pukës.
Fatkeqësia e madhe ndjek prej një muaji këtë familje, kur kryefamiljari humbi jetën teksa sharronte në pyll, e më pas dy djemtë e tij gjetën vdekjen në aksident, ndërsa gruaja ndodhet ende e shtruar që prej 17 korrikut. Në këtë familje tashmë ka mbetur nënë Marta 82-vjecare, si dhe 3 fëmijët, Nikollë 13 vjec, Gjelina 11-vjec dhe Maria 10-vjec. Ata duken të shokuar për humbjen e 2 vëllezërve, ndërsa mendjen e kanë tashmë tek nëna e tyre Flora që ende nuk e ka marr vesh të vërtetën për djemtë e saj.
E ardhmja duket e vështirë për këtë familje, që krahas varfërisë ndër vite tashmë duhet të përballojë dhimbjen e madhe. Të afërmit e Perajve kërkojnë ndihmë për largimin e të moshuarës 82-vjecare dhe 3 fëmijëve. Ata kërkojnë që familja të strehohet në një vend pranë spitalit, pasi dimri dhe vështirësitë e terrenit tashmë do të jenë të papërballueshme për ta.
(m.a/News24/BalkanWeb)