E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPTT fushatë për uljen e aksidenteve

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, e cila ka iniciuar këtë fushatë, u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Fushata do të vijojë në të gjithë vendin në ditët në vijim. Duke parë aksidentet e shumta, qeveria ka vendosur që të bëjë ndryshime në ligjin për Kodin Rrugor. Në ndryshimet e fundit, të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kalojnë kufijtë e shpejtësisë, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, do të ndëshkohen administrativisht me gjobë nga dhjetë deri në dyzet mijë lekë.

Sipas statistikave të Policisë Shtetit, si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2009 kanë vdekur 334. Krahasuar këto shifra me vitin 2008, rezulton se ka një rritje të ndjeshme. Në vitin 2008, nga aksidentet rrugore kanë vdekur 270 persona dhe 1142 persona të plagosur, shifër që tregon se për një vit, viktimat janë 64 persona më shumë, ndërsa të plagosur janë 167 persona më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›