Topi: Fondi Shqiptaro-Amerikan, kontribut të vyer
Presidenti Topi, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndihmesën e pakursyer dhe mbështetjen e gjithanshme dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë, vuri në dukje kontributin e shquar dhe arritjet e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve në këto drejtime.
Kryetari i Shtetit, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike dhe ekonomike në vend, nënvizoi bindjen se institucionet shqiptare do të vazhdojnë të punojë me vendosmëri për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të përmbushur aspiratat integruese të qytetarëve të Shqipërisë.
Nga ana e tij, Drejtuesi Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, nënvizoi miqësinë tradicionale e historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, tashmë edhe si aleatë në NATO dhe e njohu Presidentin Topi me ecurinë e projekteve dhe planeve të ardhshme të Fondit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe sipërmarrësve shqiptarë, të financimit të projekteve të rëndësishme në arsim dhe në përgatitjen cilësore e profesionale të të rinjve.