E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Gazsjellesi TAP projekt strategjik per ekonomine

Qeveria shqiptare ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit për gazsjellësin TAP i nënshkruar mes vendit tonë, Greqisë dhe Italisë.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Kryeministrisë Erla Mëhilli theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi i hapet rrugë projektit më të përshtatshëm nga pikëpamja ekonomike, e cila rrit mundësitë për investime.

Ajo theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është më e rëndësishmja e firmosur mes tre vendeve, duke shtuar intensifikimin e bashkëpunimit.

Mëhilli theksoi se Shqipëria do përmbushë të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje, duke shtuar se 140 kilometrat që kalojnë në vendin tonë do të krijojnë mundësinë për hapjen e mijëra vendeve të punës, si një nga korridoret më të rëndësishëm në fushën e gazit.

Memorandumi për Bashkëpunim në lidhje me Projektin TAP i njohur si Trans Adriatic Pipeline u nënshkrua në Neë York nga Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, Greqisë, Dimitris Avramopoulos dhe i Italisë Giulio Terzi.

Gazsjellësi Trans Adriatik është njëri ndër disa projektet konkurruese për sjelljen e gazit nga Azerbajxhani drejt Europës, gjë që synon të ulë varësinë nga furnizuesit e tanishëm.

Me nënshkrimin e memorandumit tre vendet i japin mbështetje të plotë politike projektit. Qeveria e Shqipërisë parashikon që Gazsjellësi Trans Adriatik të sjellë në Shqipëri një investim mbi 2 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›