E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-Moon: Turqia dhe Izraeli të përmirësojnë marrëdhëniet

Ban Ki-Moon theksoi se lidhjet e forta diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit, shtete të cilat ndajnë kufirin me Sirinë, janë tepër të rëndësishme për Lindjen e Mesme.

“Unë sinqerisht shpresoj që Izraeli dhe Turqia të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike”, theksoi Ban para gazetarëve në Kanberra, Australi.

“Të dy shtetet janë tepër të rëndësishëm në rajon. Marrëdhënia e tyre e përmirësuar, normale, do të jetë tepër e rëndësishme për zgjidhjen e situatave në Lindjen e Mesme, përfshi edhe procesin e paqes”.

Turqia vendosi dje të dëbojë ambasadorin izraelit pasi qeveria herreje vijimësisht ka refuzuar të kërkojë falje për vrasjen e nëntë turqve 31 majin e vitit të kaluar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-03 11:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›