Basha-Rehn:Zgjdhjet,me standarde
Përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit kanë qenë në qendër të takimit që ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka zhvilluar në Bruksel, me Komisionerin e Zgjerimit të Komisionit Evropian,Olli Rehn. Gjatë takimit, ministri Basha informoi Komisionerin Rehn mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, mbi zhvillimet ekonomike, për përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të thelluar reformat në çdo fushë. Gjithashtu shefi i diplomacisë shqiptare Basha informoi Komisionerin Rehn mbi ecurinë e procesit të prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike një proces ky që përveç procesit zgjedhor të 28 qershorit lidhet edhe me liberalizimin e regjimit të vizave.
Ministri Basha dhe Komisioneri Rehn diskutuan gjerësisht rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapave të mëtejshëm në këtë drejtim, në kuadër edhe të koordinimit të veprimeve mes vendit tonë dhe vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian.