Dinamo, misioni i pamundur ne Zenica

Dinamo në mision të pamundur në Zenica të Sllovenisë. 17-herë kampionët e Shqipërisë do të mundohen të përmbysin rezultatin negativ të ndeshjes së parë në turin e parë të turit të parë të Ligës së Kampioneve kundër Modricës, të humbur 2-0 (gola të Miljkovic në të 65' dhe Stokic në të 80').
Gjithsesi, të gjithë në shtëpinë blu besojnë te përmbysja rezultatit negativ, madje guxojnë edhe te kualifikimi, pavarësisht se Dinamos i duhet të fitojë të paktën me një diferencë prej dy golash.
Tre kualifikimet e Dinamos në turin e dytë
Dinamo ka mundur të kalojë në turin e dytë të një kompeticioni evropian vetëm tre herë.
1 - Në sezonin 1985-1986, Dinamo eliminoi në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, Hamrun Spartans (1-0, 0-0), ndërkohë që u eliminua nga Sportingu në turin e dytë (0-0, 0-1).
2 - Kualifikimi i dytë i Dinamos është ai sezonit 1989-1990 në Ligën e Kampioneve. Dinamo eliminoi në turin e parë Chernomorets Burgas (4-0, 1-3), ndërsa u eliminua në turin e dytë nga Dinamo e Bukureshtit: fitoi në Tiranë 1-0 dhe humbi në Bukuresht, 2-0.
3 - Në ballafaqimin e fundit për Ligën e Kampioneve, atë në sezonin 2002-2003, Dinamon arriti të eliminojë në turin e parë lituanezët e FBK Kaunas. Fitoi në transfertë 3-2 dhe barazoi në Tiranë 0-0. Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondbi e Danimarkës: humbi në Tiranë 4-0 dhe në Danimarkë 1-0.
1971/72 Kupa e Fituesve të Kupave
Turi I: Dinamo - Austria Vjenë 1-1 0-1
1980/81 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Ajaks 0-2 0-1
1981/82 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo – K.Zeis Jena 1-0 0-4
1982/83 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Aberdin 0-0 0-1
1985/86 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Hamrun 1-0 0-0
Turi II: Dinamo – Sporting 0-0 0-1
1986/87 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Beshiktash 0-1 0-2
1989/90 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Chernomorets 4-0 1-3
Turi II: Dinamo - Dinamo Bukur. 1-0 0-2
1990/91 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Olimpik Marsejë 0-0 1-5
2001/02 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Dinamo Bukur. 1-3 0-1
2002/03 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - FBK Kaunas 0-0 3-2
Turi II: Dinamo - Brondbi 0-4 0-1
2003/04 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Lokeren 0-4 1-3
2004/05 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Oţelul Galaţi 1-4 0-4
2005 Kupa Intertoto
Turi I: Dinamo - NK Varteks 2-1 1-4
2006/2007 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/2009 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Modrica 0-2 sot