E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjel Mile firmos për Teutën

Vangjel Mile do të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi beratas u aktivizua te skuadra durrsake sezonin e kaluar i huazuar nga Dinamo, ku për Teutën e drejtuar nga i ati i tij, Kristaq Mile, në 16 ndeshje shënoi 7 gola.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë lojtari 22-vjecar, i cili luajti si i huazuar te Besa në dy ndeshjet e fundit të Kupës Intertoto kundër zviceranëve të Grasshopers. Mile ka luajtur edhe në Norvegji me skuadrën Konsvinger në vitin 2006 (5 ndeshje).
AHI - Po te Teuta nënshkroi edhe mesfushori shkodran Franc Ahi. 25-vjecari gjysmën e sezonit të kaluar luajti për Vllazninë e pjesën tjetër për Adën e Velipojës pas përjashtimit nga presidenti shkodran Valter Fushaj. Gjatë karrierës së tij, Ahi është huazuar edhe te Erzeni i Shijakut, kur shijakase drejtohej nga malaziasi Dervish Haxhiosmanovic, trajneri aktual i Kastriotit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›