E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata e Gjokaj, shpresat e mbijetesës

Dy shqiptarë për të shpresuar te mbijetesa në Bundesligën II. TuS Kolbenz, skuadra ku militojnë Fatmir Vata dhe Ardian Gjokaj, e sheh veten në një situatë të vështirë dhe rrezikon të bjerë në Ligën 3. Pas 17 ndeshjeve, ata kanë grumbulluar vetëm 14 pikë dhe renditen në vendin e 16 (zona "play out"), të distancuar me tri pikë nga Hansa Rostok e një vendi më lartë. Mes 11 arsyeve të publikuara nga tabloidi gjerman "Bild", përse drejtuesit e klubit dhe tifozët duhet të shpresojnë te mbijetesa, janë edhe Fatmir Vata dhe shqiptari me pasaportë malazeze, Ardian Gjokaj. "Vata është rikthyer pas gjashtë muajsh dëmtim në tendinën e Akilit dhe po jep kontributin e tij për skuadrën. Ai është ‘zemra‘ e TuS Kolbenz dhe më në fund është kthyer në fushë", citonte "Bild" për ish-lojtarin kuqezi. Ndërkohë, arsyeja e dhënë për Gjokajn ishte: "Në sezonin e fundit realizoi 11 gola në 26 ndeshje. Në këtë sezon ka stonuar disi (vetëm një gol në shtatë takime), por kur është në gjendje të mirë mund të bëjë diferencën".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›