Vllaznia-Teuta, një finale e parakohshme
Kupa e Shqipërisë hyn në një nga fazat më interesante, pasi sot do të mësohet se cilët do të jenë edhe protagonistët e turit të ardhshëm çerekfinal. Por për të arritur deri në këtë pikë, do të duhet të presim verdiktin e ditës së sotme, kur do të luhen edhe ndeshjet kthimit, të vlefshme për turin e tretë. E ndërsa për Tiranën, e cila e fitoi takimin e parë me rezultatin 4-1 në shtëpinë e Lushnjës, sot pret vetëm formalizimin e kualifikimit, rezultatet e ndeshjeve të para i kanë komplikuar disi mundësitë e disa prej skuadrave të tjera të mëdha si Vllaznia dhe Dinamo. Shkodranët u mundën në ndeshjen e parë 1-0 nga Teuta dhe për t‘u kualifikuar do t‘iu duhet një fitore me të paktën dy gola plus, për të merituar biletën për në çerekfinale. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkon me çdo çmim kualifikimin dhe për këtë arsye ka premtuar një shpërblim. Mësohet se do të mungojë Sinani, ndërsa në pikëpyetje do të jetë mbrojtësi Elvin Beqiri. Trajneri Canaj e ka quajtur të vështirë takimin me Teutën, por beson tek atmosfera në "Loro Boriçi" dhe te performanca e lojtarëve të tij. Ndërkaq Teuta është e favorizuar nga rezultati i ndeshjes së parë dhe nuk ka ndërmend t‘u hapë rrugë shkodranëve. Ndërsa Dinamo është mundur 1-0 në ndeshjen e parë nga Skënderbeu dhe sot synon të përmbysë këtë rezultat para shikuesve të saj.
1/8 Kupa e Shqipërisë
Sot
GRUPI A (Vajtje)
Dinamo-Skënderbeu (0-1)
Besa-Kastrioti (2-1)
Shkumbini-Apolonia (0-0)
Vllaznia-Teuta (0-1)
GRUPI B
Partizani-Burreli (1-0)
Elbasani-Besëlidhja (2-2)
Tirana- Lushnja (4-1)
Flamurtari-Bylis (1-1)
1/8 Kupa e Shqipërisë
Sot
GRUPI A (Vajtje)
Dinamo-Skënderbeu (0-1)
Besa-Kastrioti (2-1)
Shkumbini-Apolonia (0-0)
Vllaznia-Teuta (0-1)
GRUPI B
Partizani-Burreli (1-0)
Elbasani-Besëlidhja (2-2)
Tirana- Lushnja (4-1)
Flamurtari-Bylis (1-1)