Vath Koreshi, i refuzuar prej Moisiut, i nderuar prej Topit
Nderimin intelektual për Vath Koreshin, që nuk arriti ta firmoste kurrë ish-Presidenti Alfred Moisiu, e ka bërë presidenti i të djathtëve, Bamir Topi. Urdhri “Nderi kombit” iu dha, dje, shkrimtarit dhe kineastit, Vath Koreshi, duke u vlerësuar pas vdekjes në një ceremoni të organizuar në Presidencë, ku ishin të pranishëm kreu i shtetit, Bamir Topi dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës. I ndarë nga jeta dy vjet më parë, Koreshit i është dhënë nderimi me motivacionin “personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptare, në zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare”. Presidenti Topi ia dorëzoi urdhrin vajzës së shkrimtarit, znj. Ermela Hunçi (Koreshi), e cila në emër të familjes Koreshi u shpreh se “ne e kemi të vështirë të flasim sot, të dashur miq, për një njeri i cili punoi gjithë jetën për të bërë gjithçka të mirë për vendin e tij, pa menduar kurrë se ç’do të bënte vendi i tij për të. Dhe ne kemi shumë të vështirë të flasim sot, pasi falë jush ne shohim se sot Vath Koreshi nuk është vetëm i familjes sonë”.
Një vit më parë një grup intelektualësh, njerëz të letrave dhe kinematografisë iu drejtuan me një letër të hapur ish presidentit Alfred Moisiu për të nderuar këtë personalitet. Por nuk pati përgjigje.
Jeta e shkrimtarit dhe kineastit u shuajt në një kohë kur aktiviteti intelektual ishte në kulm, duke kujtuar një nga produksionet më të fundit, “Syri magjik”, duke bashkëpunuar si skenarist, me regjisorin Kujtim Cashku. Një film që në harkun kohor të këtyre dy vjetëve ka njohur disa çmime ndërkombëtare. Vath Koreshi është autori i shumë librave si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, “Kur zunë shirat e vjeshtës”, “Mal mbi kënetë” etj. Ai ka punuar për një kohë të gjatë si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”, dhe filma të njohur si “Gjeneral Gramafoni”, “Balada e Kurbinit”, “Rrugë të bardha” mbajnë emrin e tij. Koreshi ka punuar si gazetar tek “Drita” dhe “Zëri i rinisë”, si dhe përgjatë viteve 1991-1992 ka mbajtur postin e ministrit të MTKRS-së. Vath Koreshi u nda nga jeta në vitin 2006, në moshën 70-vjeçare. Ndërsa Koreshi njihet për kontributin e tij edhe në politikë, duke qenë deputet i PS-së.