E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica e Veriut, në Fest-Filmin shqiptar



Në Mitrovicë organizohet për herë të parë festivali i filmit dokumentar “Rinia në Fokus”, me idenë e personazheve të pjesës veriore të Kosovës. Konkursi për pranimin në këtë veprimtari është shpallur nga shoqata “7arte” në Mitrovicë dhe do të pranojë regjistrime deri më 17 shtator, ndërsa festivali do të mbahet nga 25-27 shtator. Organizatorët thonë se është vënë në fokus pikërisht veriu i Kosovës, pasi aty ndodhet “nyja e problemeve dhe po ashtu vendi ku do të kërkohen zgjidhjet”. “Konfliktet e ndryshme që sjell ky territor i Kosovës, u jep mundësi të shumta prodhuesve të filmave që të nxjerrin në pah tema interesante për publikun e gjerë të vendit dhe atë ndërkombëtar”, - deklaron drejtori i festivalit, Lulzim Hoti.

Festivali, i cili do të japë tre çmime, organizohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës dhe nga Departamenti i Kulturës i Komunës së Mitrovicës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›