E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epoka e ankthit

Nëse shekulli XIX ishte shekulli i kolltukëve të drejtorëve të gazetave, shekulli ynë është ai i divanit të psikiatrit. Këtë prognozë e shfaq në librin e tij Marshall McLuhan në veprën "Instrumentet e komunikimit", (Media si zgjatim i njeriut). E hedhur këto ditë në tregun shqiptar nga botimet e Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, përkthyer nga Maklen Misha, ky është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar ndonjëherë për median. Marshall McLuhan, sociolog kanadez dhe një ndër mendimtarët më me ndikim dhe më shumë të cituar të gjysmës së dytë të shekullit të njëzet, i quajtur “profeti i kohëve moderne” apo “orakulli i epokës elektronike”, me veprën e tij revolucionarizoi tërësisht studimin dhe perceptimin e mjeteve të komunikimit masiv

Më 7 korrik 1957 James Reston shkruante në “New York Times”: Një drejtor i shëndetësisë... raportonte këtë javë se një miush, për të cilin thuhet se po shihte televizion, sulmoi një vajzë të vogël dhe macen e saj... Si miu ashtu dhe macja mbijetuan, por po e japim këtë incident për të kujtuar se si janë duke ndryshuar kohët.

Pas tremijë vjetësh shpërthimi, nëpërmjet një teknologjie të fragmentuar të thjeshtë mekanike, tashmë bota perëndimore ka hyrë në një fazë tkurrjeje.

Gjatë epokës mekanike ne ia dolëm mbanë të zgjatonim trupin tonë në hapësirë. Sot, më se një shekull pas fillimit të përdorimit të teknologjisë elektrike, kemi arritur të shtrijmë vetë sistemin tonë nervor qendror në një përqafim me përmasa globale, që, së paku për sa i takon planetin tonë, ia ka dalë të nxjerrë jashtë loje konceptet e kohës dhe të hapësirës. Me të shpejtë jemi duke iu afruar fazës së fundit të zgjatimit të njeriut, atë kur nëpërmjet simulimit teknologjik, procesi krijues i ndërgjegjësimit do të arrijë të përfshijë kolektivisht mbarë shoqërinë njerëzore, njëlloj siç ia dolëm që të zgjatonim me anë të mediave të ndryshme, fuqinë e shqisave dhe të sistemin tonë nervor. Nëse këtë zgjatim të mëtejshëm të komunikimit, që teknikët e reklamës të produkteve të veçanta prej kohe e synojnë, duhet ta shohim si “diçka të mirë” apo jo, kjo është një çështje që mbetet hapur me një gamë të gjerë zgjidhjesh. Por në fakt, pyetjeve të tilla që kanë të bëjnë me zgjatimin e qenies njerëzore është e vështirë t’i japësh përgjigje pa i marrë ato në shqyrtim në tërësinë e tyre. Sepse çdo zgjatim, qoftë ky i shqisës së prekjes, i dorës apo këmbës, në të vërtetë prek gjithë sferën psikike e sociale. Ky libër analizon disa nga zgjatimet më të rëndësishme, së bashku me disa prej pasojave të tyre psikologjike e shoqërore. Se sa pak vëmendje iu është kushtuar këtyre çështjeve në të shkuarën del qartë në pah nga gjykimi i parë që dha redaktori i një shtëpie botuese për këtë libër. Ai më vuri në dukje i tronditur se “shtatëdhjetë e pesë për qind e materialit tuaj është i ri. Që të ketë sukses një libër s’duhet të ketë më shumë se dhjetë për qind gjëra të reja”. Por ky është një rrezik që duket se ia vlen barra qiranë të marrësh parasysh sot kur nevoja për të kuptuar se ç’efekte do të ketë zgjatimi i qenies njerëzore po bëhet diçka gjithnjë e më e ngutshme.

Në epokën mekanike, tanimë në tërheqje, mjaft veprime merreshin si të mirëqena pa e vrarë mendjen shumë. Ngadalësia në përgjithësi e çdo lëvizjeje garantonte që dhe reagimi do ndodhte pas një copë here të gjatë. Sot, veprimi dhe reagimi ndaj tij ndodhin pothuajse në të njëjtën kohë. Pra, në fakt ne sot praktikisht jetojmë në një mënyrë mitike e integrale, ndërkohë që vazhdojmë të mendojmë sipas skemave të vjetra e fragmentare kohë hapësirë të epokës para-elektrike. Nga teknologjia e alfabetizmit njeriu në Perëndim fitoi aftësinë për të vepruar pa reaguar. Avantazhet e një vetëfragmentimi të tillë gjejnë mishërim në rastin e një kirurgu, i cili do të ishte i paaftë të kryente një operacion po qe se përfshihej në të emotivisht. Në fakt, të gjithë ne tashmë kemi fituar aftësinë që të kryejmë veprime sociale nga më të rrezikshmet duke e distancuar krejtësisht veten prej tyre. Por, një distancim i tillë dëshmonte një mungesë pjesëmarrjeje. Ndërsa në epokën elektrike, kur sistemi ynë nervor qendror zgjatohet teknologjikisht duke na bërë ne një me mbarë njerëzimin e duke e sjellë gjithë njerëzimin brenda nesh, duam s’duam ne prekemi thellësisht nga pasojat e çdo veprimi që kryejmë. Tanimë qëndrimi tipik i rezervuar dhe i dyzuar që karakterizonte dikur sjelljen e njeriut të arsimuar perëndimor, praktikisht s’është më i mundur.

Këtë dilemë të re të perëndimorëve, pra të njeriut të veprimit që duket si i tehuajtësuar prej vetë veprimit, e sjell në formë dramatike Teatri i Absurdit. Këtu e ka zanafillën joshja që ndjejmë nga klounët e Samuel Beketit. Pas tremijë vjetësh shtrirjeje të çdo sektori dhe një specializimi dhe alienimi në rritje nëpërmjet zgjatimit të vazhdueshëm teknologjik të trupit tonë, befas, kemi një përmbysjeje dramatike tendence, dhe bota nis të tkurret. Në sajë të tkurrjes që ka sjellë elektriciteti, bota sot është bërë jo më shumë se një fshat. Shpejtësia me të cilën elektriciteti ka mbledhur befas së bashku të gjitha funksionet sociale e politike, ka rritur së tepërmi ndjenjën e përgjegjësisë njerëzore. Është ky faktor centripet që ka sjellë ndryshimin e pozitës së zezakëve, adoleshentëve dhe disa grupeve të tjera. Tani këto grupe shoqërore s’mund të mbahen dot më politikisht brenda kufijsh të përcaktuar. Falë mediave elektronik ata tashmë janë të përfshirë në jetën tonë, ashtu siç jemi dhe ne në të tyren.

Kjo është Epoka e Ankthit që si pasojë e një implozioni elektrik që ka ndodhur, pavarësisht nga “pikëpamjet” e ndryshme që mund të kesh, të imponon pjesëmarrje dhe angazhim. Në epokën elektrike pikëpamjet e pjesshme e të specializuara, sado fisnike qofshin, s’hyjnë më në punë për asgjë. E njëjta përmbysje ka ndodhur dhe në rrafshin e informacionit, ku kemi zëvendësimin e pikëpamjes me imazhin gjithëpërfshirës.

Nëse shekulli XIX ishte shekulli i kolltukëve të drejtorëve të gazetave, shekulli ynë është ai i divanit të psikiatrit. Si zgjatim i trupit njerëzor kolltuku përbën një lloj zëvendësuesi të specializuar të të ndenjurave, një lloj zgjatimi absolut të tyre, ndërkohë që divani e zgjat qenien njerëzore në tërësinë e saj. Psikiatri e përdor divanin sepse ky mënjanon tundimin për të shprehur pikëpamje personale dhe shmang nevojën për t’i racionalizuar ngjarjet.

Aspirata e kohëve tona për t’i parë gjërat në tërësinë e tyre, për t’u identifikuar me to e për një ndërgjegjësim të thelluar, përbën një plotësim të natyrshëm të teknologjisë elektrike. Epoka e industrisë mekanike që na parapriu, e gjente mënyrën e saj të natyrshme të shprehjes te mbrojtja e fuqishme e opinioneve personale. Çdo kulturë e çdo epokë ka një model të saj të parapëlqyer të perceptimit dhe të njohjes dhe ka prirjen ta përdorë në gjithçka. Karakteristika e kohës sonë është rebelimi ndaj çdo skeme të imponuar. Befas kemi një si padurim që sendet apo personat të shpallin tërësisht natyrën e tyre. Ky qëndrim i ri është shprehje e një besimi të fortë, që ka të bëjë me harmoninë themelore të qenies njerëzore. Me një besim të tillë në mendje është shkruar dhe ky libër. Ai hulumton kufijtë e qenies sonë të zgjeruar nga teknologjia, duke kërkuar për secilin rast parimin e kuptueshmërisë. Duke qenë plotësisht i bindur se këto forma është e mundur t’i kuptosh, për t’i vënë rregullisht në shërbim, i shqyrtova ato edhe një herë nga e para, duke marrë fare pak parasysh mendimin tradicional për to. Për mediat mund të thuhet e njëjta gjë që thoshte Robert Theobald për krizat ekonomike: “Ekziston një faktor tjetër që na ndihmoi për ta mbajtur krizën nën kontroll dhe ky është një kuptim më i mirë i mënyrës së tyre të zhvillimit.” Shqyrtimit të origjinës dhe të zhvillimit të zgjatimeve individuale duhet t’i paraprijë një vështrim mbi disa aspekte të përgjithshme të medias, ose zgjatimeve të qenies njerëzore, duke e nisur me atë lloj topitjeje që askush s’ka arritur dot ta shpjegojë, që çdo zgjatim i ri sjell si tek individi ashtu dhe në shoqëri.

Instrumentet e komunikimit

Vjen në shqip "Instrumentet e komunikimit", botimet e Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, përkthyer nga Maklen Misha, një nga librat më të rëndësishëm të shkruar ndonjëherë për median. Marshall McLuhan, sociolog kanadez dhe një ndër mendimtarët më me ndikim dhe më shumë të cituar të gjysmës së dytë të shekullit të njëzet, i quajtur “profeti i kohëve moderne” apo “orakulli i epokës elektronike”, me veprën e tij revolucionarizoi tërësisht studimin dhe perceptimin e mjeteve të komunikimit masiv duke na shfaqur njëherë e përgjithmonë mungesën e neutralitetit. Pasi futi për herë të parë fjalën medium, Marshall McLuhan analizon jo vetëm përmbajtjet, por mbi të gjitha mënyrën sesi mjetet e komunikimit ndërveprojnë me realitetin dhe me shoqërinë që na rrethon.

Flet akademiku kroat Aleksandër Stipcevic, në një takim të organizuar në Ulqin në kuadër të Panairit të Tetë të Librit Shqip

Akademiku Stipcevic, një shqipe prej të parëve

Flora Nikolla

“Ne flasim gjuhën arbëreshe mes nesh”, tha një buzëmbrëmje të freskët korriku, akademiku i njohur kroat Aleksandër Stipcevic. Ishte një takim i organizuar në kuadër të Panairit të Tetë të Librit Shqip, që po mbahet prej ditësh në qytetin e lashtë të Ulqinit, ku ftesës për pjesëmarrje nuk kish nguruar t’i përgjigjej edhe një nga personalitetet më të njohura të botës akademike të të gjithë Mesdheut.

Aleksandër Stipcevic, 78 vjeç, i njohur në Shqipëri nga viti 2002 me botimin e tij enciklopedik “Ilirët, historia, jeta kultura, simbolet e kultit”, nga Zara e Kroacisë, por me të parë nga Shestani, një zonë malore rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kanë qenë vendosur shumë arbëreshë tha se “në këtë vizitë të parë të tij i kishte pëlqyer shumë Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes së tij”. “E kisha dëshirë të kahershme të vizitoja tokën e të parëve të mi. Më pëlqyen malet dhe relievi”, - tha Stipcevic, i cili preferoi që për disa minuta t’u drejtohej të pranishmëve të këtij takimi me gjuhën e paraardhësve të tij, ashtu sikundër ai ka preferuar që në çdo rrethanë politike të pohojë pa drojë prejardhjen e tij shqiptare. “Kam dëshirë të flas shqipen që di nga të parët e mi”, - tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar në këtë takim nga media të ndryshme, por dhe i ndjekur me interes të plotë nga pjesëtarë të jetës kulturore të qytetit të Ulqinit, një qytet i dyzuar mes lartësisë që ofron relievi shkëmbor dhe butësia e bregut të detit. Dhe ndoshta ky takim, mbi një temë aq shumë të diskutuar mbi ilirët, nuk do të kishte pasur vend më të mirë për t’u organizuar se sa këtu në Ulqin, qyteti ilir i cili në lashtësinë e tij shtrihej nga Kepi i Mendrës në veri deri ku lumi Buna derdhet në detin Adriatik. Një nga emrat e njohur të iliriografisë, bibliografisë, i nderuar dhe nga Presidenca Shqiptare disa vite më parë me Urdhrin e Lartë “Naim Frashëri” u zgjodh të botohej edhe në shqip nga përkujdesja e një prej botuesve të njohur shqiptarë, Fatmir Toçi. Libri i tij mbi ilirët, i botuar nëntë herë në Kroaci, i përkthyer në italisht, anglisht dhe në disa gjuhë të tjera u njoh në fakt për herë të parë nga përkthimi në vitin 1967 në Kosovë nga gazeta Rilindja.

Ishte një kohë që, siç u shpreh në këtë takim dhe akademiku Muzafer Korkuti, libri i Stipcevic u njoh dhe pati bujë, edhe pse jo hapur dhe në Shqipëri.

Në fakt, Stipcevic ishte shprehur që në rininë e tij të hershme se do të merrej me ilirët duke shkruar se “historia e Ballkanit nuk mund të studiohet pa historinë e ilirëve”.

Dhe akademiku i njohur si për t’i qëndruar besnik kësaj teze të rinisë së tij të hershme, jep në këtë libër voluminoz detaje nga jeta e ilirëve, duke nisur nga vendbanimet, mënyrën dhe organizimin e jetës, besimit, për të pohuar pas kësaj tezën e tij shkencore se “shqiptarët e sotëm janë pasardhësit autentikë të ilirëve”, “se ata nuk janë zhdukur” dhe “se ilirët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e popullatave të ndryshme në rajonin ku kanë jetuar dhe më gjerë”.

Si një personalitet i njohur i historiografisë, arkeologjisë, publicistikës dhe mendimit filozofik, Stipcevic, i cilësuar nga shumëkush për një vepër krijuese dhe njerëzore, me gravitet të rëndë, njihet edhe për punën e tij si bibliograf, përkushtim i cili ka sjellë edhe veprën e tij “Ilirët, të parët e shqiptarëve…”, një vepër mbi të gjitha me një fuqi analizuese dhe sintetizuese të rrallë.

Sepse siç u shpreh në këtë takim akademiku Muzafer Korkuti “vepra e prof. Stipcevic mbi ilirët nuk mund të arrihej pa hulumtimin, pa skedimin e botimeve mbi ilirët. Ajo kërkonte një punë sistematike, duke sjellë një plotësim hap pas hapi të veprës, gjë të cilën ai e ka arritur në të gjitha dimensionet që kërkon një vepër e tillë".

Mbi 39 monografi, 113 artikuj, 77 shkrime shkencore, plotësojnë veprën e këtij akademiku të njohur, i cili nuk ka ngurruar të pranojë rëndësinë që ka organizimi i panaireve të librit në hapësirën mbarëshqiptare.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i ka dhuruar me këtë rast akademikut të njohur një anije ilire, simbol i qytetit, ndërsa ai nuk ka ngurruar të firmosë librat e tij me autograf për shumë të pranishëm në këtë takim.

“Jam duke punuar për një libër të ri që ju kushtohet arbëreshëve”, ka pohuar Aleksandër Stipcevic, akademiku kroat nga Zara e Kroacisë, që në këtë vizitë të tij të parë në Ulqin ka pasur kënaqësi të vizitojë edhe Shestanin, fshatin e të parëve të tij.

Klani “Wagner”

----

Dieter David Scholz

Vitin e kaluar u botua në Angli në shtëpinë botuese Faber and Faber Limited libri “The Wagner-Clan” i korrespondentit të Financial Times, Jonathan Carr, i cili ka vdekur para disa javësh (12 qershor). Gazetari britanik, Jonathan Carr, kishte ngjallur interes me parë me reportazhet nga Gjermania të nderuara me çmime dhe me një biografi të suksesshme të Helmut-Schmidt-it. Tani është botuar i përkthyer në gjermanisht libri i Carr-it “Klani Ëag­ner”, nga shtëpia botuese Hoffmann dhe Campe. Dieter David Scholz e ka lexuar atë. “Historia e Bayreuth-it është një pjesë e historisë gjermane. Gabimet e tij kanë qenë gabimet e kombit gjerman. Dhe kështu Bayreuth-i është kthyer në një institucion kombëtar, në të cilin ne mund të njohim veten. Kapitujt e errët të historisë gjermane dhe të historisë së Bayreuth-it nuk mund t´i fshijmë thjesht kështu.”

Ish presidenti gjerman Ëalter Scheel pat gjetur fjalët e duhura në fjalimin e tij brilant në festimin e njëqind vjetorit të Bayreuth-it, me 23. korrik 1976. Në këto kapituj të errët të historisë së Bayreuth-it bën pjesë para së gjithash roli, që ka luajtur ky vend gjatë Rajhut të tretë. Gazetari britanik Jonathan Carr e paraqet këtë kapitull si më kryesorin në librin e tij prej 500 faqesh mbi familjen Ëagner. Ai nuk kalon as të kaluarën naziste të Ëieland Ëagnerit të fshehur me aq këmbëngulje pas 1945-ës. Gjë që Brigitte Hamann e ka zbuluar dhe thënë qartë që në librin e saj të publikuar para gjashtë vjetësh, për nipin e Ëagner-it dhe nënën e tij.

Makutëria, xhelozia, grindjet ja kalojnë edhe klanit Dallas

Me të drejtë Jonathan Carr shkruan se luftërat familjare për pushtet të klanit Ëagner, “makutëria, xhelozia grindjet dhe zënkat” ia kalojnë edhe klanit “Denver, apo Dallas". Për këtë arsye interesi publik për komedinë e vjetër të klanit të Bajrojtit Bayreuth vazhdon të mbetet i madh dhe mban me gojë hapur opinion, që prej vdekjes së Richard Ëagnerit në vitin 1883. Jonathan Carr i kushton thuajse një të tretën e librit babait të klanit, Richard Ëagnerit. Sikur të mos ishte shkruar mjaft për të. Por kjo është më e mira në libër. Ashtu si edhe përshkrimet e të dëbuarve dhe të nxjerrurve jashtë familjes Ëagner, qofshin fëmijë apo nipa të Richardit. Paraqitja, që i bën Carr-i brezit të stërnipave të Richard Ëagnerit, është e dobët. Sidomos Nike Ëagner, vajza e zgjuar e Ëieland Ëagnerit, Eva Ëagner-Pasquier, vajza e Ëolfgangut nga martesa e parë dhe Katharina Ëagner, vajza e tij nga martesa e dytë, paraqesin sot shumë interes, por zënë shumë pak vend në këtë libër. Këto dy të fundit duan të bëhen që këtë vit së bashku trashëgimtaret e babait të tyre gati 89-vjeçar Ëolfgang si drejtuese të festivalit.

Partitura të Richard Ëagner nxirren në ankand

Që atëherë kompozitori dhe dirigjenti i Ëagnerit Richard Strauss i cilësonte Bayreuth-in në një letër drejtuar gruas së tij Pauline si “stalla më e keqe e derrave”. Edhe Nike Ëagner, që polemizonte gjithnjë kundër familjes së "xhaxhait të keq" Ëolfgang kërkoi para pak kohe: ”Larg nga pasardhësit e dinastisë!”

Por që prej vitesh drejtuesja e festivalit të Vajmarit e ka cilësuar bandën familjare Ëagner si “klani i atrideve” “në të cilin baballarët kastrojnë djemtë dhe mamatë i mbysin ata nga dashuria …dhe ku një stërnip i ha tjetrit mëlçinë." Kush merret nga afër me klanin Ëagner e konstaton këtë pohim. Jonathan Carr shkruan në faqen 10 të librit të tij, se nuk është bërë asnjë përpjekje serioze për të rrëfyer historinë e familjes Ëagner. Kjo nuk është e vertetë. Në vitin 2005 historiania Hamann ka botuar një monografi jo të trashë, por shumë të saktë, konkrete, me burime informative për “familjen Ëagner”, që lë shumë më pak çështje të hapura, se sa saga e Jonathan Carrit, e cila nga figurat e shumta e humbet nganjëherë fillin. Jonathan Carr në librin e tij injoron edhe literaturën e rëndësishme për Ëagnerin. Më interesante janë rrëfimet e Carrit për prirjet kriminale të fisit Ëagner, nisur nga Richardi deri te Ëielandi, i cili pas vitit 1945 u zhduk si hajdut me autografët e Ëagner-it, për t´i shpëtuar denazifikimit në Bayreuth dhe për t´i kthyer partiturat e çmueshme origjinale të Ëagnerit në monedha ari.

“Besoj, se rasti i Bayreuth- it është ndryshe nga i i të gjitha festivaleve të tjera.”

Për këtë Ëieland Ëagner ka padyshim të drejtë! Historia e klanit të familjes nga Bayreuthi e verteton këtë. Por libri i Jonathan Carr nuk është krejt aktual sepse lë jashtë acarimin e luftës së klanit të Ëagnerit brenda muajve të fundit. Një kapitull i ri në historinë e Bayreuthit dhe të klanit Ëagner pritet që ketë vit, pas dorëheqjes të Ëolfgang Ëagnerit si drejtues i festivalit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›