Tre ligjet e integrimit Meta apel partive parlamentare
Lëvizja Socialiste për Integrim riapeloi sërish në adresë të partive parlamentare për miratimin e tre ligjeve të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Siç dihet këto tre ligje kërkojnë shumicë të cilësuar për t'u miratuar.
Por nisur nga afatet kohore të punës së Kuvendit, të cilat po shkojnë drejt përfundimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi partitë që të miratojmë në parlament 3 ligjet e integrimit.
“Të miratojmë në seancën më të parë rregulloren e parlamentit dhe dy ligjet e tjera të integrimit. Krijimi i Kolegjit administrativ çon në rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. Kohët e fundit janë vënë re veprime të nxituara me karakter partiak në emërimin e disa gjyqtarëve. Ndaj ligji për Gjykatën Administrative të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti”, vuri në dukje Meta.
Sipas tij, duhet të ketë konsensus që të marrim statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.