Vatikani nuk pranon kritikat e Merkelit
Vatikan - Vatikani nuk ka pranuar kërkesën e Kancelares Angela Merkel për t'u pozicionuar qartë ndaj mohimeve nga Ipeshkvi Richard Williamson të Holokaustit. Gjykimi i Papës Benediktit XVI "nuk mund të ishte më i qartë", tha një zëdhënës në Romë. Papa ka deklaruar të mërkurën e kaluar në një audiencë të përgjithshme shprehimisht "solidaritet të plotë" me hebrenjtë, dhe është distancuar nga mohuesi i shfarosjes së hebrenjve. Merkeli nga ana e saj, deklaroi se pozicionimi "nuk është i mjaftueshëm". Në një audiencë të përgjithshmë, sot Papa nuk bëri asnjë koment për diskutimin mbi Uilliamsonin.