Ministri amerikan i Shëndetësisë jep dorëheqje
Uashington - Ministri i Shëndetësisë, i emëruar nga Presidenti i SHBA ve, Barak Obama, Tom Dashli, ka dhënë dorëheqje për shkak të një afere fiskale, e cila ngjalli kritika. Obama në një intervistë me televizionin amerikan, pranoi se emërimi i Dashlit ka qenë një gabim. Ai e ka pranuar vendimin e tij për t'u tërhequr nga posti. Sipas ?Uashington Post?, Dashli nuk kishte paguar taksa në vlerën 146.000 dollarë. Vendimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër e përzgjedhur e rëndësishme e Obamës, Nansi Killefer, po për probleme taksash, ndonëse në nivele shumë të vogla, hoqi dorë nga posti i shefes së Zyrës së Kontrollit të Buxhetit. Si Ministër tregtie, Obama ka emëruar senatorin republikan, Xhud Greg. Nëse miratohet kandidatura e tij nga senati, atëherë ai do të jetë republikani i tretë në kabinetin qeveritar të Obamës.