Vatikani po shqyrton me seriozitet njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka takuar në Nju Jork, vëzhguesin e Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, kryeipeshkvin imzot Celestino Migliore, i cili i ka konfirmuar se së shpejti, Selia e Shenjtë do të marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri ballkanik
Gjatë qëndrimit në selinë e OKB së në Nju-Jork, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar një varg takimesh me minstra të jashtëm dhe ambasadorët të disa vendeve. Temë qendrore e takimeve ishin zhvillimet në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, si dhe procesi i njohjes së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Ministri Hyseni në takimin me Ipeshkvin Celestino Migliore, nunc apostolik, përfaqësues i përhershëm i Vatikanit në Organizatën e Kombeve të Bashkura, ka biseduar gjatë për të gjitha zhvillimet në Kosovës pas shpallljes së pavarësisë. Ministri Hyseni ka kërkuar nga kryeipeshkvi Migliore që Selia e Shenjtë të shqyrtojë në kohë sa më të shkurtër njohjejen e Kosovës. "Ky do të ishte një veprim tepër i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, meqë Vatikani është selia që bashkon njerëzit", ka thënë ndër të tjera ministri Hyseni. Nga ana tyjetër, nunci apostolik ka theksuar që Vatikani, si edhe para shpalljes së pavarësisë, ndjek me kujdes të madh të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe përparimin e saj. Ai ka përgëzuar ministrin Hyseni për të arriturat e Kosovës. Nunci apostolik ka theksuar edhe një herë se Selia e Shenjtë çmon jashtëzakonisht shumë tolerancën ndërfetare në Kosovë. Sa i takon njohjes së Kosovës, ai ka siguruar ministrin Hyseni se Vatikani do ta shqyrtojë me serizitetetin më të madh këtë çështje.
Në takimin pranë OKB-së kushtuar temës së paqes, u theksua: “Fetë janë lajmëtare të pajtimit”/Të përparojë dialogu ndërfetar e të frenohen ideologjitë ekstremiste. Këto përparësi u theksuan gjatë takimit të rangut të lartë, që përfundoi dje në Selinë e OKB-së në Nju Jork, ku morën pjesë Kardinali Zhan Lui Toran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar dhe presidentë e kryeministra të 70 vendeve të ndryshme të botës. Duke hapur takimin të rangut të lartë me temë ‘Kultura e paqja’, organizuar nga mbreti i Arabisë Saudite, Abdulla, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, shprehu kënaqësinë e tij për këtë nismë me vlerë – organizuar me synimin që të ndërtojë ura ndërmjet kulturave e feve, në një epokë të përshkuar dukshëm nga fryma ekstremiste. Për t’u nënvizuar është edhe se për herë të parë një president izraelit, Peres, iu drejtua një mbreti saudit, Abdullahut, duke i vlerësuar lart përpjekjet e tij për paqe në Lindjen e Mesme. Terrorizmi dhe kriminaliteti - pohoi sovrani i Arabisë Saudite – janë armiq të çdo feje. Ish ministri francez, Jypé pohoi, më pas, se e drejta e lirisë fetare duhet njohur në të gjitha aspektet e saj. Duke prekur këtë temë, presidenti amerikan, Bush, deklaroi se çdo njeri ka të drejtën ta zgjedhë ose ta ndërrojë fenë si edhe të drejtën ta praktikojë në jetën private e publike. U shprehën edhe shqetësime e shpresa të tjera. Presidenti libanez, Sulejman, nënvizoi shqetësimin që buron nga fenomenet e dhunës konfesionale. Presidentja e Filipineve, zonja Arroio, kujtoi shembullin e rezolutës së përbashkët Pakistan-Indonezi- Filipine për nxitjen e dialogut ndërfetar e ndërkulturor. Dialogu e tregon forcën e vet të vërtetë - u ripohua në përfundim të konferencës - kur bëhet mjet i fuqishëm në shërbim të stabilitetit ndërkombëtar.
Kardinali Martino paraqiti kremtimet vatikanase për 60-vjetorin e Deklaratës të të Drejtave të Njeriut/Një akt përkujtimor, dhënie çmimesh disa personaliteteve të shquara në fushën e solidaritetit dhe një koncert në praninë e Papës. Këto janë nismat e përgatitura nga Selia e Shenjtë për të kremtuar solemnisht 60-vjetorin e Deklaratës të të Drejtave të njeriut. Për këtë u foli gazetarëve, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, kardinali Renato Rafaele Martino, kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes e, pas tij, edhe Inma Shara, e cila më 10 dhjetor do të drejtojë orkestrën për Koncertin në Vatikan. Deklarata universale mbi të Drejtat e Njeriut nuk i njeh rrudhat e moshës, sepse parimet e saj mbeten të vlefshmne akoma sot, pas 60 vjet jete, e falë atyre u arritën dhe ndryshimet e mëdha shoqërore e ligjore, që vërehen në kohën tonë. Kardinali Renato Martino iu përgjigj kështu, në konferencën e shtypit, gazetarëve që i kërkuan një mendim lidhur me rrymën, e cila do të dëshironte ta rishikonte Dokumentin, miratuar më 10 dhjetor 1948. Magjisteri i Kishës - pohoi kryetari i Këshillit Drejtësi e Paqe, duke paraqitur kremtimet vatikanase për përvjetorin e madh - e ka vlerësuar gjithnjë pozitivisht Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, të cilën Gjon Pali II më vonë e quajti “gur i vërtetë kilometrik në rrugën e progresit moral të njerëzimit”: “Kisha mendon se të drejtat njerëzore shprehin dinjitetin e mbinatyrshëm të njeriut, e vetmja krijesë që Zoti e deshi për vete, qëllim e kurrë mjet, e mendon se miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, ishte një çast me vlerë të jashtëzakonshme, që i krijoi njerëzimit mundësinë për të fituar pjekurinë e ndërgjegjes morale në përkim të plotë me dinjietin e njeriut”. Gjithsesi - vërejti me realizëm kardinali Martino - në këto gjashtëdhjetë vjet jete, Karta e OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut nuk është zbatuar në të gjitha fushat e në të gjitha vendet, ashtu si pritej e si pritet. E kjo vërejtje e kardinalit Martino, nuk është përfundim teorik, por fryt i shtegtimeve të tij të shumta nëpër vendet e ndryshme të botës, ku pati rast të shikojë me sytë e tij si shkelen të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtat e të burgosurve.
Bosnja dhe Hercegovina në muajin Ditës së shtetësisë së saj! Edhe me marrëveshjen e Dejtonit, ajo nuk ka perspektivë europiane!
...