E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj dhe Lindblad në Harvard për krimet e komunizmit në Evropë

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, dhe Presidenti i Komisionit Politik të Këshillit të Evropës, Goran Lindblad, janë ftuar në Harvard për të referuar lidhur me krimet e komunizmit në Evropë. Lindblad do të referojë lidhur me krimet e komunizmit në Evropë. Ndërsa, nga ana e tij, Biberaj do të përqendrohet më shumë në krimet e kryera nga regjimi totalitar i Stalinit në ish-Bashkimin Sovjetik, si dhe regjimi totalitar i Enver Hoxhës në Shqipëri, si dy raste ekstreme të regjimeve totalitare komuniste të shekullit ta kaluar në Evropë. Deputeti suedez Goran Lindblad (aktualisht, President i Komisionit Politik të Këshillit të Evropës) është hartuesi i rezolutës për “Domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, e cila është miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me datë 25 Janar 2006. Deputeti i Partisë Demokratike, Biberaj, (aktualisht, Zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës), është mandatuar nga Komisioni Politik i Këshillit të Evropës për të investiguar krimet e regjimit totalitar të Stalinit në fillim të viteve ‘30 në Rusi, Ukrainë, Kazakistan si dhe në ish-republikat e tjera sovjetike. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›