E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli, viziton grevistët: Ekipe mjekësh për deputetët grevistë që kanë probleme

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topali, ka vizituar ditën e djeshme deputetët grevistë të cilët prej pesë ditësh vazhdojnë grevën e urisë në sallën e seancave plenare. Vizita e kryeparlamentares është zhvilluar në kuadër të interesimit për shëndetin e deputetëve grevistë, dhe për të parë nga afër gjendjen që ata ndodhen. Kjo është hera e tretë që Topalli takon grevistët, por vizita e djeshme është bërë për të parë më nga afër gjendjen e rënduar të dy prej tyre ku është bërë e ditur se njëri vuan edhe nga sëmundja e diabetit. Kryetarja Topalli kontaktoi disa herë me Ministrinë e Shëndetësisë, që përveç ekipit të mjekëve që kanë qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit, të vijnë dhe ekipe mjekësh të specializuar për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore. Për këtë qëllim, Topalli shprehu interes që brenda mjediseve të Kuvendit të krijohen kushte, duke filluar nga vendosja e shtretërve, për ata deputetë të cilët kanë paraqitur probleme me shëndetin. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›