E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Bashkise se Tiranes 8i ftuar nderi tek Sami Frashri

Gjimnazistët e  shkollës së mesme “Sami Frashri” i ka risjellë në kujtesë kryebashkiakut, Lulzim Basha, vitet e tij në ato ambiente. Kështu, gjatë pasdites së sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte i ftuar nderi i nxënësve të kësaj shkolle në spektaklin e organizuar prej tyre “Sami Frashri Got Talent”. 
Zoti Basha, ish-nxënës i kësaj shkolle nuk ka nguruar t’u përgjigjet pyetjeve të bëra nga një prej nxënëseve të kësaj  shkolle, Gloria Hamza, e cila kishte pasion gazetarinë. Por përveç kujtimeve të risjella për nxënësit, kryetari Basha shpalosi përpara tyre dhe projektin e bashkisë për gjimnazistët. “Kemi disa borde këshillimore qytetare për qytetin dhe para tre apo katër javësh i kam kërkuar Drejtorisë së Rinisë të fillojë të krijojë bordin këshillimor me përfaqësues të rinisë gjimnaziste të qytetit”, vuri në dukje Basha, gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë që në fund të intervistës për këta gjimnazistë, për karrierën e sukseshme me drejtimin e tre ministrive, asaj të Transporteve, të Jashtme dhe të Brendshme dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Bordi i shkollës Sami Frashri vendosi t’i akordojë ish-nxënësit të kësaj shkolle, zotit Lulzim Basha titullin “Personalitet nderi i Sami Frashrit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›