E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Shenohet dita nderkombetare e personave te zhdukur

Me nje parakalim dhe shfaqje ne qender te Prishtines Kosova sot filloi shenimin e 30 gushtit dites nderkombetare per persona te zhdukur duke kerkuar ndricimin e fatit te 1 mije e 800 personave pjesa me e madhe e te cileve te perkatesise kombetare shqiptare. Perfaqesues te institucioneve dhe shoqatave te familjareve te te zhdukurve thane se zgjidhja e kesaj ceshtjeje eshte nje nga parakushtet per qendrueshmerine ne rajon. Kryetari i komisionit qeveritar per persona te pagjetur Pren Gjetaj tha se me manifestimet e sotme dhe ato te paralajmeruara per neser Kosova po u bashkohet rreth 90 vendeve te botes qe edhe me tej kerkojne ndricimin e fatit te me shume se 50 mije personave te regjistruar si te zhdukur.

Dita nderkombetare shenohet neper shume vende te botes dhe ne si pjese e botes qe patem fatin qe si pasoje e luftes qe te humbim shume njerez dhe te mos dime per fatin e tyre edhe ne inkuadrohemi ne shenimin perkujtimin sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e gjithe opinionit zyrtar dhe qytetareve per tu angazhuar ne ndricimin e fatit te personave te pagjetur por edhe njehere per te qene afer  familjareve qe u mungojne me te dashurit tha zoti Gjetaj.

Nderkaq Haki Kasumi nga shoqatat e familjareve te personave te zhdukur kerkoi me shume angazhim nga institucionet vendase e nderkombetare per zgjidhjen e ceshtjes se personave te zhdukur.

Ne i bejme thirrje edhe kesaj radhe qeverise tone i bejme thirrje faktorit nderkombetar dhe iu tregojme botes se jemi pjese e saj dhe sot shenojme diten e dhimbjes nderkombetare e cila per fat te keq ne menyre mjaft te rende e ka goditur edhe Kosoven dhe ne menyre te vecante popullaten shqiptare te saj e cila me shekuj kerkoj dhe rrugetoj drejt lirise te cilen ne sot po e gezojme tha zoti  Kasumi.

Nderkaq Edita Tahiri shefe e delegacionit te Kosoves per bisedime me Serbine tha se kjo ceshtje eshte pjese e ketyre bisedimeve ku eshte kerkuar angazhim me i madh i faktoreve nderkombetare.

Prandaj kemi kerkuar qe kjo ceshtje te shtrohet ne dialog dhe Bashkimi Evropian te marr obligime per ta shtyre perpara kete proces si dhe kemi kerkuar qe ne kuader te raportit te progresit te Bashkimit Evropian per Kosoven dhe per Serbine ceshtja e te pagjeturve te trajtohet ne menyren e duhur. Po ashtu ne kuader te dialogut me nje platforme te qarte kemi kerkuar qe te gjitha varrezat masive te cilat ende nuk jane zbuluar apo ende nuk jane hulumtuar te behet kjo tha  zevendeskryeministrja Tahiri.

Qe nga pranvera e vitit 2004 Beogradi dhe Prishtina kane zhvilluar nje seri takimesh te ndermjetesuara nga Komiteti Nderkombetare i Kryqit te Kuq por rezultatet ishin te pakta per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje qe vleresohet nga trashegimite me te dhimbshme te luftes ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›