Vdes 22 vjeçari Marku, u qëllua me të atin dy ditë më parë në Shkodër
Zgjerohet tragjedia në familjen Marku në Shkodër. Paraditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës edhe djali i Frederik Markut, 22 vjecari Jurgen Marku, të cilët u qëlluan me një breshëri plumbash dy ditë më parë në automjetin e tyre lagjen "Skënderbeg" të qytetit. Po ashtu, mëngjesin e sotëm familjes i është shkrumbuar edhe shtëpia e tyre në fshatin Theth në Dukagjin.
Burime nga policia bëjnë të ditur se banesa ishte në pronësi të familjes Marku dhe bashkë me të është djegur edhe automjeti që ndodhej në oborrin e shtëpisë, fatmirësiht vec dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ndërkaq, një ditë më parë u bë e mundur edhe arrestimi njërit prej autorëve që ekzekutuan Frederik Markun dhe të birin, konkretisht 25 vjeçarin Leonard Nika si një prej të dyshuarve të ngjarjes së rëndë, ndërsa ka shpallur në kërkim dhe 5 persona të tjerë si të dyshuar për këtë ngjarje.
Policia e Shkodrës ka sqaruar se një nga motivet e krimit dyshohet te ishte hakmarrja. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e metëjshme të vrasjes së dyfishtë.