Prokurori kërkon që të dënohet “Grupi i Llapit”

Në seancën e sotme të “Grupit të Llapit”, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, prokurori i çështjes, Charles Harduej në fjalën përfundimtare, kërkoj që tre të akuzuarit të dënohen.
Ai tha se Rrustem Mustafa, si komandant i Zonës së Llapit është përgjegjës i drejtpërdrejtë dhe po aq fajtor sa vartësit e tij që kanë kryer rrahjet dhe torturat në qendrën e paraburgimit në Llapashticë ndaj të ndaluarve civil, transmeton RTK.
Prokurori i rastit deklaroi se nuk po dënohet e UÇK-ja, por këta të tre të pandehurit. Ndërkohë gjykimi po vazhdon. Seanca e radhës, kur pala mbrojtëse do të paraqes fjalën e saj është me 4 qershor. /Indeksonline/