E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne hetimet për shembjen e pallatit

Gjirokastër- Prokuroria e Gjirokastrës i është rikthyer edhe njëherë vendit të shembjes së pallatit. Oficerë të këtij institucioni kanë inspektuar vendin ku ndodhi tragjedia dhe kjo gjë është cilësuar si domosdoshmëri për të vërtetuar shkencërisht shkaqet reale që sollën rrëshqitjen e dheut dhe më pas shembjen e pallatit.

“Inspektimi ynë është përqëndruar tek zanafilla e vendit të ngjarjes, rreth tridhjetë metra poshtë pallatit të shembur, në krahun e djathtë të godinës pesëkatëshe. Gjatë inspektimit janë marrë në cilësinë e provës kampione nga kollonat që nisën të vendosen nga firma zbatuese “Arti” sh.p.k”, kanë bërë të ditur burime nga organi i akuzës.

Mësohet gjithashtu se nga hetimet e deritashme është vërtetuar se shkaku që solli shembjen e pallatit 5-katësh është vendosja e gabuar e disa kollanave si dhe gërmimi i

tepruar gjatë hapjes së themeleve.

Si pasojë e shembjes së pallatit humbën jetën 3 femra, 65 vjecarja Parashqevi Zoto dhe nënë e bijë, Valbona dhe Anxhela Dalani, si dhe mbetën pa strehë shumë familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›