PD LSI nënshkruajnë marrëveshje për qeverinë e integrimit
Sot pasdite, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan marrëveshje për qeverinë e re të integrimit. Sipas marrëveshjes së firmosur, kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Në qeverinë e re, ministri i Ekonomisë do të jetë po ashtu nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Në këtë post LSI-ja do të vendosë atë person që ajo e gjykon më të arsyeshëm”- tha Berisha gjatë një daljeje për mediat, fill pas nënshkrimit të marrëveshjes. Gjithashtu edhe postin e ministrit të Shëndetësisë do ta drejtojë LSI-ja.LSI ka mundur të marrë nga marrëveshja edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë një nga deputetet e saj në parlament.
Marrëveshja është shtrirë edhe në nivelet e dyta e të treta të qeverisjes, ku LSI do të marrë 20% të të gjitha posteve politike.
“PD dhe LSI firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për katër vitet që vijnë dhe më tutje. Do të ketë një shkrirje të programeve të dy forcave për të pasur një program më të gjerë qeverisës dhe për të përfaqësuar një spektër më të gjerë interesash.
Brenda vitit të parë të mandatit në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave, lëvizjen e lirë, statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, seri reformash të thella me të cilat Shqipëria në krye të katër viteve do ketë shënuar ndryshimet më të mëdha”- tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha ka deklaruar se me këtë koalicion në 2011 të dalin së bashku dhe të fitojë së bashku në zgjedhje, madje ai e ka quajtur koalicionin afatgjatë në 2013 dhe në vazhdim.
Ndërkohë Meta ka shprehur sigurinë për qëndrueshmërinë e koalicionit, duke pohuar se mes tyre ka shumë prioritete të përbashkëta. “Jam i bindur se qëndrueshmëria e qeverisë do të jetë i padiskutueshëm”- tha ai.
Sa për emrat drejtues, Meta i ka quajtur jo shumë të rëndësishëm. “Të rëndësishme janë prioritetet tona, të integrojmë vendin dhe synimi ynë ka qenë për nivele më të larta e të përfaqësohemi për dikasteret që kanë të bëjnë me prioritetet tona”- tha ai.
Më tej, ai ka pohuar emrat e lakuar në postet drejtuese, Dritan Prifti në krye të Energjetikes dhe Petrit Vasili si ministër i Shëndetësisë.